Aktualitet

Dyshime për AH1N1/ Vdes në Sanatorium 45-vjeçari nga Berati, kishte temperaturë të lartë dhe probleme me frymëmarrjen

25 Shkurt 2020, 19:22 Nga DOSJA
Dyshime për AH1N1/ Vdes në Sanatorium 45-vjeçari nga Berati,

TIRANË–45-vjeçari i identifikuar si Vjetar Alushi ka ndërruar jetë pasditen e sotme në spitalin e Sanatoriumit në Tiranë. Alushi, banues në Skrapar, Berat, është transferuar nga spitali i Beratit paraditen e sotme në spitalin e Sanatoriumit, pasi kishte rrufë, temperaturë të lartë dhe probleme me frymëmarrjen.

Të ndjerit i është marë mostra për të bërë analizat përkatëse, gjë për të cilën IShP-ja shprehet se nuk kanë dalë akoma. Nga ana tjetër, burime nga spitali bëjnë me dije për Dosja.al se Alushi dyshohet të ketë qenë i infektuar nga gripi i derrit (AH1N1). Pikërisht ky virus, dyshohet se e ka çuar të ndjerin drejt komplikacioneve me pneumoni.

 Paraditen e sotme, Faxëeb, raportoi se pacienti në fjalë ishte diagnostikuar AH1N1, bashkë me katër raste të tjera në qarkun e Beratit. Mjekja infeksioniste Etleva Vila, pohoi për FaxNeës, se situata është brenda normave në krahasim me vitet e tjera, se ka pasur edhe raste të tjera të komplikuara e me probleme polmonare.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet berat tirane vdes 45-vjecari ne spital berat tirane vdes 45-vjecari ne spital

Sondazh

Poll