Aktualitet

“Vrer, ke ngrënë bukë tek shoku im dhe të lashë se je femra e tij”, Roza shpërthen kundër Kejsit, s’lë gjë pa i t

25 Shkurt 2020, 20:21 Nga DOSJA
“Vrer, ke ngrënë bukë tek shoku im dhe të lashë

TIRANË– Moderatorja Roza Lati i është përgjigjur bashkëshortes së reperit Stresi, Kejsi Lushajt, e cila reagoi ashpër pas skeçit të bërë në emisionin “Why not”. Në disa statuse në “Instastory”, Roza shkruan se nuk ka reaguar në momentin që parë shpërthimin e Kejsit vetëm për faktin që ajo ka ngrënë bukë në shtëpinë e mikut të saj Stresit, pasi nëse do të bëntë atë gjë do të shkruante fjalë të pamenduara mirë, për të cilat do të pendohej më vonë.

Roza e quan Kejsin ‘zonjushë’ dhe shpjegon se ai skeç me Stresin është bërë për t’i treguar audiencës se arrestimi i reperit nuk ka qenë pikërisht siç është raportuar në media, por i manipuluar. Ajo shkruan gjithashtu se në fokus ka qenë pikërisht arrestimi i reperit dhe shtron pyetjen se përse ajo është ndjerë e prekur për ta protagonizuar veten dhe për të reaguar.

Më erdhi keq për këtë reagim të zonjushës. Do isha përgjigjur që të dielën, ashtu siç bëri zonjusha. Por rreshtat e mi do të ishin thumbues, ofendues ashtu siç unë s’ta përtoj. Por duke qenë se je femra që ke ngrënë bukë tek shtëpia e shokut tim dhe të don fort, atëherë isha e detyruar të lija ditët të iknin dhe të reagoja me vonesë. Ç’lidhje ke ti njeherë? Unë imitoj femrat shushunja që të qepen nga pas….kam nxjerrë mirë të dashurin tënd. Ç’e ke këtë frymë protagonizmi?”- shkruan Roza ndër të tjera teksa sqaron se pikë së pari idea e skeçit ka qenë e Rita Latit dhe se nuk priste kaq shumë vrer nga Kejsi.

Dy ditë më parë ish-e dashura e Stresit, Keisi reagoi për emisionin duke thënë se nëse Roza Lati do ishe vërtet e talentuar në aktrim do punonte te Portokallia  dhe jo tek Why not. Një reagim pati dhe nga Stresi, i cili nëpërmjet një postimi në Instagram mbështeti Rozën. Ai shkroi se nga kjo skenë është sqaruar edhe e vërteta e arrestimit të tij.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kejsi lushaj roza lati stresi kejsi lushaj roza lati stresi

Sondazh

Poll