Sport

Napoli-Barcelona, publikohen formacionet zyrtare! Ka surpriza nga Setien

25 Shkurt 2020, 19:05 Nga DOSJA
Napoli-Barcelona, publikohen formacionet zyrtare! Ka surpriza nga Setien

Napoli dhe Barcelona do të luajnë aktin e parë në “San Paolo” për fazën e 1/8-ave të UEFA Champions League. Trajnerët Gattuso dhe Setien kanë bërë me dije formacionet zyrtare. Setien ka ndryshuar skemë te Barça e tij, teksa i beson një skeme 4-3-1-2.

Pique-Umtiti luajnë në qendër të mbrojtjes, ndërsa nga krahët janë dyshja e shpejtë, Semedo-Junior Firpo. Mesfusha është e përbërë nga Busquets, De Jong, Rakitic dhe Vidal si trekuartist, ndërsa në sulm është dyshja Messi-Griezmann.

Gattuso ka befasuar jo pak, sepse ka ulur në stol një emër si Milik, i cili ka qenë pikë referimi për sulmin e Napolit.

Trajneri ka rikthyer treshen Callejon-Mertens-Insigne. Mesfushën ia ka besuar blerjes Diego Demme, i cili luan krah Ruiz dhe Zielinskit. Di Lorenzo-Mario Rui luajnë në krahët e mbrojtjes, ndërsa në qendër Manolas dhe Maksimovic. Porta i besohet Ospinës.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona champions napoli barcelona champions napoli

Sondazh

Poll