Bota

Dyshohet për tri raste me koronavirus në Kosovë, pacientët erdhën të gjithë nga Italia

25 Shkurt 2020, 17:01 Nga DOSJA
Dyshohet për tri raste me koronavirus në Kosovë, pacientët

KOSOVË– Tre raste të dyshuara me koronavirus janë paraqitur në pavionin e infektivit në QKUK në Prishtinë.  Tre pacientët e dyshuar se janë prekur nga virusi vdekjeprurës, kanë ardhur nga Italia dhe kanë hyrë në Kosovë nëpërmjet Shqipërisë.

Njëri prej të dyshuarve është i moshës 69-vjeçare dhe nuk është nga Kosova, ndërsa dy të tjerët janë të rinj.

“Një shtetas jo kosovar, 69 vjeç i cili ka qëndruar në Itali. Dy shtetas të tjerë kosovarë, 25 vjeç dhe 23 vjeç, të cilët kanë ardhur sot nga Italia”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera në reagimin e QKUK-së thuhet se analizat për të dyshuarit janë bërë, por u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos përhapin panik.

 “Janë marrë mostrat për analizë dhe janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për verifikim. Klinika Infektive njofton se nuk ka nevojë për panik dhe shqetësim, meqë janë vetëm raste të dyshuara.”

Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës, ku një ndër më të prekurit është dhe Italia. Prej të shtunës, vendi ku jetojnë më shumë se gjysmë milioni shqiptarë, zbuloi se kishte banorë të prekur nga virusi vdekjeprurës. Deri tani janë 7 viktima në Itali dhe numri i të prekurve ka shkruar në mbi 270. Pas situatës në Itali, frika është shtuar edhe në Shqipëri, ku u dyshua për 8 persona të infektuar, por Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se pas analizave të gjithë kishin dalë negativë. Për përballuar situatën janë shtuar masat në të gjitha pikat kufitare. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar 2.698 të vdekur dhe rreth 80.067 të infektuar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove kosove qkuk koronavirusi ne kosove kosove qkuk

Sondazh

Poll