Bota

Koronavirusi godet miliarderët/ Jeff Bezos humbet 4.8 miliard dollarë dhe mbetet sërish si më i pasuri në botë  

25 Shkurt 2020, 11:53 Nga DOSJA
Koronavirusi godet miliarderët/ Jeff Bezos humbet 4.8 miliard dollarë

SHBA– E hëna ishte një ditë e keqe për miliarderët.  Themeluesi i Amazon Jeff Bezos ka humbur 4.8 miliardë dollarë, por ende vijon të mbetet personi më i pasur në botë.  Ndërsa bursat u ulën ndjeshëm në mbarë botën të hënën nga frika e koronavirusit, 10 njerëzit më të pasur në botë humbën rreth 30 miliardë dollarë, sipas Forbes.

Bosi i Amazonës, Jeff Bezos, personi më i pasur në botë, pavarësisht se përjetoi divorcin më të kushtueshëm në histori një vit më parë, humbi sërish një vlerë marramendëse parash, prej  4.8 miliardë dollarë.

Edhe ish-gruaja e Bezos, MacKenzie, pa 1.7 miliardë dollarë të fshirë nga pasuria e saj – e cila renditet në numrin 23 në të gjithë botën, sipas Forbes.

Humbja drastike e Jeff Bezos që ndodhi ditën e djeshme, nuk ishte e vetmja pasi edhe Mark Zuckerberg lideri i Facebook gjithashtu u prek nga kjo rënie, prej 4.5 përqind të hënën, duke i kushtuar atij 3.4 miliardë dollarë.

Sidoqoftë, 35-vjeçari Zuckerberg e mbajti fort vendin e tij si personi i pestë më i pasur në botë, me një vlerë neto 74.4 miliardë dollarë krahasuar me 73 miliardë dollarët e CEA të Zara, Amancio Ortega, i cili vetë humbi 4 miliardë dollarë të hënën.

Bill Gates, i cili më parë mbante titullin e personit më të pasur në botë, humbi një 1.5 miliardë dollarë, relativisht një shumë e vogël.

Burimi: NYPOST 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 2698 viktima ne bote jeff bezo koronavirusi godet miliarderët 2698 viktima ne bote jeff bezo koronavirusi godet miliarderët

Sondazh

Poll