Bota

Vdes në moshën 112-vjeçare burri më i vjetër në botë

25 Shkurt 2020, 13:36 Nga DOSJA
Vdes në moshën 112-vjeçare burri më i vjetër në

JAPONI –Chitetsu Watanabe një i moshuar nga Japonia ka humbur jetën në moshën 112-vjeçare si njeriu më i vjetër në botë. Ai kishte marrë edhe çmimin “Guinnes”, si burri më i vjetër në botë. Ky  çmim iu dha më 12 shkurt të këtij viti.

Lajmi për vdekjen e japonezit 112-vjeçar është bërë me dije nga zyrtarët më të lartë të Organizatës“Guinnes” si dhe nga familjarët e tij,  të cilët i kanë qëndruar pranë deri në momentet e fundit të jetës.

Sipas mediave të huaja është mësuar se 112-vjeçari kohët e fundit nuk kishte konsumuar asnjë ushqim dhe  kishte shumë probleme me frymëmarrjen dhe me temperaturën e lartë.

Burri më i vjetër në botë ka lënë pas 4 fëmijë, 12 nipa dhe 16 stërnipër të tij.

Sipas “Guinness “, ai lindi në Niigata dhe më vonë u transferua në Tajvan ku punoi në një plantacion me kallam sheqeri. Ai u kthye në Japoni dhe punoi si punonjës në një zyrë bujqësore në Niigata deri kur doli në pension.

Burimi: cnn

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota chitetsu watanabe guinness niigata chitetsu watanabe guinness niigata

Sondazh

Poll