Bota

Një rast i dyshuar me koronavirus në Greqi, pritet përgjigjja e analizave

25 Shkurt 2020, 12:54 Nga DOSJA
Një rast i dyshuar me koronavirus në Greqi, pritet përgjigjja e

Greqi– Në Greqi dyshohet se një person është i infektuar me koronavirus. Mediet vendase raportojnë se personi i dyshuar është kapur në portin e Patrës në Greqi. Sipas tyre ai është një udhëtar 40- vjeçar nga Italia, i cili është shfaqur me simptoma të ngjashme. 40- vjeçari kishte mbërritur me traget të dielën, por do të qëndrojë i izoluar për 48 orë derisa të dalin përgjigjet e analizave.

Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës, ku një ndër më të prekurit është dhe Italia. Prej të shtunës, vendi ku jetojnë më shumë se gjysmë milioni shqiptarë, zbuloi se kishte banorë të prekur nga virusi vdekjeprurës. Deri tani janë 7 viktima në Itali dhe numri i të prekurve ka shkruar në 283. Pas situatës në Itali, frika është shtuar edhe në Shqipëri, ku u dyshua për 8 persona të infektuar, por Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se pas analizave të gjithë kishin dalë negativë. Për përballuar situatën janë shtuar masat në të gjitha pikat kufitare. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar 2.698 të vdekur dhe rreth 80.067 të infektuar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll