Bota

Zv.ministri i Shëndetësisë në Iran rezulton me koronavirus, futet në karantinë

25 Shkurt 2020, 12:18 Nga DOSJA
Zv.ministri i Shëndetësisë në Iran rezulton me koronavirus,

IRAN– Në Iran, një prej vendeve ku koronvirusi është përhapur gjerësisht dhe ka prekur dhjetëra banorë, sipas mediave të huaja ka prekur edhe vetë zv.ministrin e Shëndetësisë në vend.

Zv. ministri i Shëndetësisë në Iran, Iraj Harichi, pasi ka rezultuar me test pozitiv të Koronavirusit është futur në karantinë.

Lajmi është bërë i ditur nga agjensia zyrtare e lajmeve “ILNA”, ku shpjegon se Harichi është infektuar nga kjo sëmundje, e njohur gjithashtu si Covid-19, dhe është futur në karantinë, ka deklaruar një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësë së Iranit në televizionin shtetëror.

Numri i viktimave nga sëmundja në Iran ka shkuar në 16 ditën e sotme, ndërsa 132 pasagjerët dhe ekuipazhi i një aeroplani të “Turkish Airlines” nga Teherani duhet të karantinohen për 14 ditë dhe të testohen për infeksione që mund të kenë në një spital në Ankara, ka bërë me dije ministri i shëndetësisë i Turqisë.

Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës, ku një ndër më të prekurit është dhe Italia. Prej të shtunës, vendi ku jetojnë më shumë se gjysmë milioni shqiptarë, zbuloi se kishte banorë të prekur nga virusi vdekjeprurës. Deri tani janë 7 viktima në Itali dhe numri i të prekurve ka shkruar në mbi 283. Pas situatës në Itali, frika është shtuar edhe në Shqipëri, ku u dyshua për 8 persona të infektuar por Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se pas analizave të gjithë kishin dalë negativ. Për përballuar situatën janë shtuar masat në të gjitha pikat kufitare. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar 2.698 të vdekur dhe rreth 80.067 të infektuar.

Burimi: independent

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota iraj harichi koronavirusi ne iran iraj harichi koronavirusi ne iran

Sondazh

Poll