Politike

Koronavirusi, Rama: Jemi të përgatitur, do ta kalojmë edhe këtë flamë, fatkeqësia e vendit me këto portale dhe delenxhin

25 Shkurt 2020, 11:03 Nga DOSJA
Koronavirusi, Rama: Jemi të përgatitur, do ta kalojmë edhe

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën e krijuar në Shqipëri pas viktimave nga koronavirusi në Itali. Përmes tri reagimeve të njëpasnjëshme në Twitter, Rama thotë se kjo luftë nuk zgjidhet me frikë, panik dhe politikë. Kryeministri sqaron se qeveria i ka marrë të gjitha masat, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

“Koronavirusi nuk luftohet me politikë, as me gjithollogji dhe aq më pak me frikë dhe lëre pastaj me panik!Ne kemi qysh momentin e parë të shfaqjes së tij që përgatitemi, në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.Kemi bërë e po bëjmë çdo gjë sipas planit…”

Edi Rama, kryeministër

Ndërkohë që shefi i qeverisë nuk i ka kursyer edhe në këtë rast mediat, për të cilat thotë se nuk lënë rast për të treguar ligësinë e tyre dhe se mbi to qëndron veç politika.

“Fatkeqësisht ky vend në çdo vështirësi a fatkeqësi natyrore ose emergjencë shëndetësore që shfaqet,duhet të përballet dhe me fatkeqësinë e tij të të madhe të kanaleve e portaleve ku lulëzon injoranca,ligësia,dembelizmi e grykësia e maskarallëkut që në këto raste bëhet çnjerëzor.. Dhe në krye të të tërë delenxhinjve e parazitëve që lëshohen mbi publikun në nevojë për informacion, kanë dalë përsëri, si gjithnjë, politikanët e së keqes që duan kaos, rrëmujë, dëshpërim, në përpjekjen e dëshpëruar për të kthyer të shkuarën që i ka marrë me vete përgjithnjë!”

Edi Rama, kryeministër

Ndërkohë më vonë numri një i maxhorancës ka reaguar sërish duke sqaruar se në nuk ka vend për panik. Bashkë me statusin e tij, Rama ka ndarë edhe disa këshilla të shpërndara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë sesi qytetarët të shmangin virueset, duke theksuar se në Shqipëri nuk ka asnjë rast të infektuar nga koronavirusi.

“NUK KA VEND PËR PANIK! Ju lutem ndiqini këto këshilla të thjeshta të miratuara nga organizata botërore e shëndetësisë dhe shmangni sa më shumë telebroçkullat dhe dixhidokrrat që ushqejnë ankthin e panikun  deri në këtë moment që komunikojmë nuk kemi asnjë rast të koronavirusit, por nëse në ditët a javët në vijim do të duhet ta përballim, jini të sigurtë se do ta kalojmë edhe këtë flamë. Sëbashku,”-shkruan Rama në postimin e tij. 

POSTIMI I PLOTË:

Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës, ku një ndër më të prekurit është edhe fqinji ynë, Italia. Prej të shtunës, vendi ku jetojnë më shumë se gjysmë milioni shqiptarë, zbuloi se kishte banorë të prekur nga virusi vdekjeprurës. Deri tani janë 7 viktima në Itali dhe numri i të prekurve ka shkruar në mbi 270. Pas situatës në Itali, frika është shtuar edhe në Shqipëri, ku u dyshua për 8 persona të infektuar por Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se pas analizave të gjithë kishin dalë negativ. Për të përballuar situatën janë shtuar masat në të gjitha pikat kufitare. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar 2.698 të vdekur dhe rreth 80.067 të infektuar.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 25 Shkurt 2020, 08:01

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me atë që ai e quan grushti i shtetit dhe rënie të institucioneve. Në një reagim në Facebook, Meta...