Bota

“Të mbyllen kufijtë?” David Sassoli flet për gjendjen e koronavirusit: Terroristi mund të arrestohet në kufi, por jo vi

25 Shkurt 2020, 09:54 Nga DOSJA
“Të mbyllen kufijtë?” David Sassoli flet për gjendjen

TIRANË– Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli, në mes të këtij kaosi që ka përfshirë botën ka folur për emergjencën e koronavirusit.

Sipas Sassolit, virusi vdekjeprurës mund të zhduket dhe shmanget përmes shkencës dhe jo me magjistarë.

Ndër të tjera, Presidenti i Parlamentit Europian tha se asnjë shtet në botë nuk mund të përballojë i vetëm sfidat e këtij koronavirusi, por duhet që vendet e unionit të bëhen bashkë e të shtojnë fondet që të ndalojnë këtë epidemi .

“Ne jemi të vetëdijshëm se kjo është një situatë serioze që mund të ketë ndikim të paparashikueshëm. Ne nuk duhet të krijojmë alarmizëm, por duhet të mbështetemi te shkenca, e cila duhet të mbështetet me financa dhe për këtë duhet investuar më shumë.”-është shprehur ai.

Ndërsa përsa i përket anulimeve të fluturimeve, Sassoli ka thënë se është “ e pakuptimtë”, por sipas tij duhet që Europa të ketë aftësinë për të koordinuar masat e njëjta.

“Ka nga ata që duan të rivendosin kontrollet kufitare. Është e pakuptimtë. Një terrorist mund të arrestohet në kufi, por jo një virus”.– ka thënë ai.

Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës, ku një ndër më të prekurit është dhe Italia. Prej të shtunës, vendi ku jetojnë më shumë se gjysmë milioni shqiptarë, zbuloi se kishte banorë të prekur nga virusi vdekjeprurës. Deri tani janë 7 viktima në Itali dhe numri i të prekurve ka shkruar në mbi 270. Pas situatës në Itali, frika është shtuar edhe në Shqipëri, ku u dyshua për 8 persona të infektuar por Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se pas analizave të gjithë kishin dalë negativ. Për përballuar situatën janë shtuar masat në të gjitha pikat kufitare. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet të tjera, ku mësohet në rang global janë regjistruar 2.698 të vdekur dhe rreth 80.067 të infektuar.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni 2698 viktima ne bote coronavirusi ne itali koronavirusi në kinë sassoli per koronavirusin 2698 viktima ne bote coronavirusi ne itali koronavirusi në kinë sassoli per koronavirusin

Sondazh

Poll