Sport

Në Mynih ose në Barcelonë, Bayern i lë një muaj yllit të ekipit për të treguar veten

23 Shkurt 2020, 20:33 Nga DOSJA
Në Mynih ose në Barcelonë, Bayern i lë një muaj yllit

Bayern nuk ka shumë durim. Klubi bavarez i ka dhënë kohë edhe një muaj lojtarit Thiago Alcantara. Mesfushori spanjoll ka 7 vite që luan në Allianz Arena, por sivjet nuk ka bindur edhe aq shumë.

Sport Bild shkruan se kampionët e Bundesligës kanë një plan. Trajneri Flick do të presë edhe një muaj për të parë nëse klubi duhet ta shesë apo ta mbajë ish-lojtarin e Barcelonës.

Thiago aktualisht kushton rreth 50 mln euro. Për të ka shfaqur interes edhe Paris SG, por deri tani ai po mendon vetëm rikthimin në “Camp Nou” si opsion.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona bayern thiago barcelona bayern thiago

Sondazh

Poll