Sport

Presidenti i Napolit dylufton me Interin, ofron 45 mln euro për një adoleshent

23 Shkurt 2020, 20:28 Nga DOSJA
Presidenti i Napolit dylufton me Interin, ofron 45 mln euro për një

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, është i çmendur pas talentit 19-vjeçar të Brescia-s, Sandro Tonali, i cili ndiqet edhe nga Interi.

“Il Mattino” raporton se me rastin e ndeshjes së zhvilluar të premten e kaluar mes Napolit dhe “Dallëndysheve”, numri një i napolitanëve i ka ofruar 45 milionë euro mikut të tij Massimo Cellino për kartonin e lojtarit.

Presidenti i Brescia-s e ka refuzuar ofertën dhe ka theksuar se nuk ka ndërmend ta shesë për më pak se 80 milionë euro. De Laurentiis nuk është dorëzuar dhe ka lënë një takim tjetër me homologun e tij, të cilin e ka mik.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport de laurentiis merkato napoli de laurentiis merkato napoli

Sondazh

Poll