Politike

Rama: Koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë, lajmet janë përhapur nga mendje të shthurura

23 Shkurt 2020, 14:41 Nga DOSJA
Rama: Koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë, lajmet janë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmeve që janë përhapur sot se në Shqipëri mund të ketë mbërritur koronavirusi dhe disa persona janë prekur prej tij. Në një reagim në Facebook, teksa ka shpërndarë deklaratën e Silva Binos, kreut të Insitutit të Shëndetit Publik, shkruan se në Shqipëri nuk ka asnjë rast, por si në të gjithë botën është një kërcënim. Më tej kreu i qeverisë shkruan se lajmet janë përhapur nga mendje të shthurura, që kanë shqetësuar qytetarët gjatë ditëve të tërmetit.

Koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë! Por si për gjithë botën është një kërcënim potencial, për të cilin janë marrë të gjitha masat në rast se do të na duhet ta përballim Të njëjtat mendje të shthurrura, që ju shqetësuan keq me lajmet fallco dhe me gojëligësinë e tyre gjatë ditëve e netëve të gjata pas tërmetit, janë në veprim. Mos bini pre e tyre dhe jini të sigurt se shteti shqiptar po e bën prej kohësh detyrën për të qenë gati në rast shfaqjeje të koronavirusit, të cilin jemi gati ta përballim me organizim e profesionalizëm të lartë.“, shkruan Rama.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama frika nga koronavirusi koronavirusi ne shqiperi rreziku nga koronavirusi edi rama frika nga koronavirusi koronavirusi ne shqiperi rreziku nga koronavirusi

Sondazh

Poll