Sport

“Interi ishte klub më i dobët se Sportingu”, flet ish-mesfushori zikaltër

23 Shkurt 2020, 20:07 Nga DOSJA
“Interi ishte klub më i dobët se Sportingu”, flet

Interi investoi 40 mln euro për Joao Marion në 2016, i cili sapo ishte shpallur kampion Europe me Portugalinë. Edhe pse zhvilloi 69 ndeshje me zikaltrit, mesfushori nuk ia doli të futej në zemrat e tifozëve të Interit.

Prej gushtit të kaluar është pjesë e Lokomotivës së Moskës dhe në një prononcim për A Bola nuk i kursen kritikat për klubin italian. 27-vjeçari tregon eksperiencën e keqe dhe nuk arrin ta kuptojë sjelljen e klubit italian kundrejt tij.

“Tek Interi nuk mund të stërvitesha dhe të luaja në miqësore si gjithë lojtarët e tjerë. Stërvitesha vetëm me Icardin. Nuk e kuptoj se si Interi pagoi 40 milion euro për të trajtuar një futbollist sikur të ishte fëmijë. Ishte shumë përbuzëse për mua.

Zikaltrit ishin një klub më pak i qëndrueshëm se Sportingu i Lisbonës. Kishte shumë konfuzion, shumë trajnerë që ndërroheshin. Sezoni përgatitej shumë keq, më vjen keq për gjërat që ndodhën“.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport deklarata inter joao deklarata inter joao

Sondazh

Poll