Sport

Roma shpartallon Leccen, nuk fitonte prej 4 ndeshjesh në Serie A

23 Shkurt 2020, 19:04 Nga DOSJA
Roma shpartallon Leccen, nuk fitonte prej 4 ndeshjesh në Serie A

Roma sot fitoi 4-0 ndaj Lecces në javën e 25-të të Serie A dhe është kthyer të fitorja pas një barazimi dhe tri humbjesh radhazi në katër javët e fundit të kampionatit italian.

Kjo fitore e bujshme u arrit falë golave të Under (13′), Mkhitaryan (37′), Dzeko (69′) dhe Kolarov (80′). Me këtë triumf, verdhekuqtë përforcojnë vendin e pestë në tabelën e klasifikimit dhe e shohin veten 3 pikë larg Atalantës së vendit të tretë.

Ndalet kështu ecuria pozitive e Lecce-s, që vinte në këtë sfidë pas tri fitoresh radhazi në kampionat. Skuadra e Liveranit mbetet në vendin e 16-të me 25 pikë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lecce roma serie a lecce roma serie a

Sondazh

Poll