Politike

Berisha: Ndërmarrjen shtetërore të naftës do e marrë Ron Yefeti, pra do e marrë vetë Edi Rama për ta falimentuar si Air Albania-n

 Gjatë fjalës së tij në takimin e organizuar nga departamenti i Burimeve Natyrore në PD, Berisha u shpreh se duhet të marrë fund me çdo kusht taksimi 60 përqind i litrit të naftës.

3 Prill 2026, 20:05 Nga E.d
Berisha: Ndërmarrjen shtetërore të naftës do e marrë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se ndërmarrjen shtetërore të naftës do e marrë vetë Edi Rama për ta falimentuar si Air Albania-n. Gjatë fjalës së tij në takimin e organizuar nga departamenti i Burimeve Natyrore në PD, Berisha u shpreh se duhet të marrë fund me çdo kusht taksimi 60 përqind i litrit të naftës.

Lideri i opozitës tha se në vitin 2012, Shqipëria sipas statistikave të sotme, me gjysmën e numrit të automjeteve, zhdoganonte 300 mijë ton naftë më shumë se sa sot.  Ndërsa shtoi se edhe prodhonte rreth 200 mijë tonë në uzinën e Ballshi.

Sali Berisha: Duhet të marrë fund me çdo kusht taksimi 60 përqind i litrit të naftës. Duhet të marrë fund kontrabanda qeveritare e naftës. Të dashur miq, në vitin 2012, Shqipëria sipas statistikave të sotme, me gjysmën e numrit të automjeteve, zhdoganonte 300 mijë ton naftë më shumë se sa sot. Prodhonte rreth 200 mijë tonë në uzinën e Ballshit, të cilët këta e shndërruan në hekurishte.

Dhe vendi që nxjerr rreth 1 milion ton naftë, rezervat e Shqipërisë janë të sigurta, Shqipëria është vend naftëmbajtës, një vend që ka një fushë si Patos-Marinza, fusha më e madhe në Europë në tokë, është vend nafte. Dhe atë e shndërruan në hekurishte, edhe atë uzinën e Ballshit, në vend që të merrnin masa dhe ta përmirësonin, e shndërruan në hekurishte. Pra, është një problem shumë i mprehtë. Çfarë do bëjë Edi Rama sot me futjen e shtetit, tani më thonë që ai paska zgjedhur Roni Yefetin.

Roni Yefeti është tregtari i armëve i Edi Ramës me Ard Veliun. Tani marr vesh që është Edi Rama. Po the Ron Yefeti, thuaj Edi Rama njëlloj. Këtij do t’ia dorëzojë ndërmarrjen shtetërore të naftës. Domethënë do ta marr për vete Edi Rama. Dhe një ditë prej ditësh, pasi të vjedhë dhe të vjedhë, do ta falimentojë si Air Albania.Pra është një Sinan Idriz i dytë ky. Rama i mori përsipër borxhet./Dosja.al

sali berisha pd takim

Sondazh

Poll