Politike

"Mbështetje për pushtetin vendor"/ Rama: Angazhim maksimal për legalizimet

Gjatë fjalës së tij në takimin me kryetarët e bashkive, Rama u shpreh se bashkive do tu vendoset një flotë e re automjetesh, e cila do të ndihmojë në pastrimin e kanaleve para sezoneve.

3 Prill 2026, 15:00 Nga E.d
"Mbështetje për pushtetin vendor"/ Rama: Angazhim maksimal
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi se është përgatitur një projekt për të mbështetur pushtetin vendor, i cili do të udhëhiqet nga ministri Demo. Gjatë fjalës së tij në takimin me kryetarët e bashkive, Rama u shpreh se bashkive do tu vendoset një flotë e re automjetesh, e cila do të ndihmojë në pastrimin e kanaleve para sezoneve.

Rama theksoi se do të ketë një angazhim maksimal për legalizimet e pronave.

“Menduam që në këtë fazë të qeverisje të bëjmë dhe këtë takim, unë do bëj një kalim të shpejtë të gjërave që janë vënë në rrugë apo përcaktuar si prioritete sepse janë gjëra që u takojnë të gjitha bashkive dhe në kontekstin e punëve të Shqipërisë ka rëndësi të drejtpërdrejt me qytetarët. Kemi përgatitur një projekt për të mbështetur pushtetin vendor dhe udhëhiqet nga ministri Demo, për tu vënën bashkive një flotë të re automjetesh që duhet të ndihmojnë të gjitha proceset që kanë të bëjnë me pastrimin e kanaleve për punën para sezoneve.

Është një projekt që do e finalizojmë në muajt në vijim me mbështetje nga qeveria e Emirateve të Bashkuara dhe në bazë të disa kritereve do bëhet edhe alokimi i kësaj flote në territor duke i kaluar këto automjet në përdorim të bashkimeve. Një pikë tjetër me rëndësi është puna për të finalizuar sistemin e  adresave. Kërkoj angazhim serioz në atë pjesë të punës që u takon bashkive duke kërkuar edhe bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme”, tha Rama./Dosja.al

edi rama takim ps

Sondazh

Poll