Politike

"Bashkitë të hapin zyrë juridike për Kadastrën"/ Rama: Flotë automjetesh për pastrimin e kanaleve

Gjatë fjalës së tij në takimin me kryetarët e bashkive, Rama u shpreh se do të prodhohen dhe vihen në dispozicion automjete të zjarrfikësve, pasi sezoni veror po vjen.

3 Prill 2026, 15:04 Nga E.d
"Bashkitë të hapin zyrë juridike për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se bashkitë duhet të hapin një zyrë juridike për Kadastrën, kjo për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve për ato shërbime që kërkojnë aplikime pak më të komplikuara. Gjatë fjalës së tij në takimin me kryetarët e bashkive, Rama u shpreh se do të prodhohen dhe vihen në dispozicion automjete të zjarrfikësve, pasi sezoni veror po vjen.

“Nuk ka asnjë problem që bashkitë të hapin një zyrë juridike për Kadastrën, kjo për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve për ato shërbime që kërkojnë aplikime pak më të komplikuara. Do prodhojmë dhe vënë në dispozicion automjete të zjarrfikësve që janë të domosdoshme duke pasur parasysh që fenomeni i zjarreve në pikun e nxehtësisë, po vjen duke u agravuar”, tha Rama./Dosja.al

edi rama takim ps

Sondazh

Poll