Bota

Sekti i Koresë së Jugut identifikohet si “vatër” e Koronavirusit

23 Shkurt 2020, 15:52 Nga DOSJA
Sekti i Koresë së Jugut identifikohet si “vatër” e

KORE E JUGUT- Një grup fetar në Korenë e Jugut është identifikuar si një “vatër koronavirusi “, thonë zyrtarët, mes një rritje masive të rasteve të konfirmuara në vend si të infektuar nga ky virus  vdekjeprurës.

Infeksionet midis anëtarëve të Kishës Shincheonji të Jezusit, Tempullit të Tabernakullit të Dëshmisë (Shincheonji) janë të lidhura me një grua.

Sekti në qytetin e Daegu përbën 30 nga 53 raste të reja, kanë paralajmëruar zyrtarët fetarë.  Koreja e Jugut konfirmoi gjithashtu edhe rastin e viktimës së parë nga virusi Covid-19.

Koronavirusi, i cili ka origjinën në provincën Hubei të Kinës, shkakton simptoma të ngjashme me pneumoni. Në rang global numri i viktimave kanë kaluar mbi 2300, ndërsa të prekur janë regjistruar afro 75,000.

Të enjten, Japonia tha se dy nga qytetarët e saj që patën kontakt me të sëmurë nga koronavirusi në bordin e anijes “Diamond Princess” kishin vdekur. Çifti korean, burri dhe gruaja ishin në të 80-at e tyre.

Po shpërthimi mes anëtarëve të sektit?

Zyrtarët shëndetësorë të Koresë së Jugut besojnë se infeksionet janë të lidhura me një grua 61-vjeçare që rezultoi me test pozitive për virusin në fillim të javës që lamë pas.

Qendra Koreane për Kontrollin e Sëmundjeve ka deklaruar se gruaja  e cila nuk është identifikuar ende, kishte pasur kontakt fizik me 166 persona, të cilëve u kërkohej të qëndronin në vetë-karantinë.

Të paktën 30 nga rastet e reja me Covid-19 u regjistruan të enjten në mesin e anëtarëve të sektit në Daegu, një qytet me rreth 2.5 milion njerëz në jug-lindje.

Shincheonji, i cili është akuzuar për këtë rast tha se tani kishte mbyllur degën e saj Daegu dhe se shërbimet në rajone të tjera do të zhvilloheshin në internet ose individualisht në shtëpi.

Kryetari i qytetit e ka përshkruar ngjarjen si një “krizë të paparë” dhe u bëri thirrje qytetarëve që të qëndronin brenda.

Çfarë është Shincheonji?

Organizata fetare e themeluar në vitin 1984 nga kombëtarja e Koresë së Jugut Lee Man-hee. Lee, tani në vitet ’80, e përshkruan veten si “pastori i premtuar” i përmendur në Bibël.  Pasuesit mësohen të besojnë se Lee është ardhja e dytë e Jezu Krishtit.  “Shincheonji” është shkurtesa nga Koreja e “Parajsës së Re dhe Tokës së Re”. Raportohet se ka më shumë se 120,000 anëtarë në të gjithë botën.

 

Burimi: BBC  

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota diamond princess kore e veriut koronavirusi në kinë vatër e koronavirusit diamond princess kore e veriut koronavirusi në kinë vatër e koronavirusit

Sondazh

Poll