Politike

Berisha: Edi Rama ka 8 muaj që i ka mohuar opozitës Komisionet Hetimore, kryengritja paqësore e 17 prillit më e rëndësishmja

Duke iu përgjigjur akuzave të mazhorancës se opozita po pengon integrimin, Berisha theksoi se PD e mbështet procesin, por jo në mënyrë formale apo të bazuar në ‘mashtrim’.

3 Prill 2026, 13:21 Nga I.A
Berisha: Edi Rama ka 8 muaj që i ka mohuar opozitës Komisionet
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha bëri thirrje edhe për protestën e paralajmëruar më 17 prill, të cilën Berisha e cilësoi si vendimtare. Duke iu përgjigjur akuzave të mazhorancës se opozita po pengon integrimin, Berisha theksoi se PD e mbështet procesin, por jo në mënyrë formale apo të bazuar në ‘mashtrim’. 

’ Gjer sot Edi Rama i ka mohuar opozitës të drejtën themelore kushtetuese, Komisionet Hetimore. Jam i sigurtë se, do të bëjë gjithçka që të mos lejojë. Dhe siç e shifni prej 8 muajsh nuk ka asnjë komision hetimor. Ndaj dhe ne u jemi drejtuar, ndaj dhe protesta e 17 prillit është kryengritja paqësore më e rëndësishme e qytetarëve shqiptarë. Parlamentin e kanë asgjësuar me të gjitha mjetet, me rrugë banditeske, me turpe, me çfarë të thuash, nuk kanë turp. Kanë vetëm se, si të mbrojnë krimet që kanë kryer, vjedhjet që kanë bërë dhe ne kemi vetëm protestën si mjetin më kryesor,’ tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll