Aktualitet

Kundërshtuan, fyen e kërcënuan policët, kapen dy “të fortët” që xhironin gomat e makinave në ish-Bllok

23 Shkurt 2020, 15:53 Nga DOSJA
Kundërshtuan, fyen e kërcënuan policët, kapen dy

TIRANË-  Policia ka arrestuar sot dy të rinj me iniciale K.RR 28-vjeç dhe R.P 30-vjeç në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Sipas një njoftimi për mediat, Policia bën me dije se dy të rinjtë rreth orës 02:20 të mëngjesit kanë kundërshtuar, fyer dhe kërcënuar punonjësit e policies së Komisariatit nr 2 duke mos lejuar kontrollin e mjetit por që me ndërhurjen e forcave “Shqiponja” janë vënë në pranga.

Të arrestuarit me makinën e tyre bënin veprime të pakontrolluara duke bllokuar rrugën në zonën e ish-Bllokut dhe bllokonin punën e efektivëve.

NJOFTIMI I PLOTË

Kryenin veprime të pakontrolluara në zonën e ish Bllokut në orët e para të mëngjesit, kundërshtuan dhe fyen punonjësit e policisë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit nr 2  duke mos ju bindur urdhrit për kontrollin e mjetit, por me ndërhyrjen  e forcave “Shqiponjat”, vihen në pranga. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K.RR.,  28 vjeç dhe  R.P., 30 vjeç,  banues në Tiranë.

Këta shtetas  rreth orës 02:20 të mëngjesit të sotëm kanë kundërshtuar me veprime fizike, fyer e kërcënuar  punonjësit e Patrullës së përgjithshme të Komisariatit nr 2  duke i penguar ata për  të mos kontrolluar mjetin në të cilin qarkullonin, pasi  kishin bllokuar rrugën dhe po bënin veprime të pakontrolluara ne zonën e ish Bllokut. Materialet i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tirane, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në bashkëpunim”.

(D.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy te rinj ne tirane policia rrugore policia tirane arrestohen dy te rinj ne tirane policia rrugore policia tirane

Sondazh

Poll