Aktualitet

I nisën të gjitha në Kinë! Në Shqipëri s’ka më maska për t’u mbrojtur nga koronavirusi, magazinat e farmacive janë

23 Shkurt 2020, 12:00 Nga DOSJA
I nisën të gjitha në Kinë! Në Shqipëri s’ka

TIRANË- Tanimë që rreziku për t’u infektuar nga koronavirusi është më aktual se kurrë, në Shqipëri qytetarët janë të pambrojtur. Edhe nëse do t’u drejtohen farmacive për të marrë maska, nuk do të gjejnë asgjë.

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se shumë prej farmacive në Tiranë nuk kanë maska për të pajisuar qytetarët. Tregu ka mungesë edhe maskash të thjesha por edhe të atyre me karbon.

Një tjetër burim i Dosja.al nga posta njofton se maskat janë nisur me shumicë në Kinë në kulmin e përhapjes së virusit vdekjeprurës. Ndërkohë ende nuk është e qartë se si do të bëhet mbrojtja e qytetarëve nga infektimi në ambientet publike.

Plotësimi i nevojave të Shqipërisë me maska është i vështirë për shkak të kërkesave në rritje që kanë vendet e tjera. Farmacitë shqiptare kanë bërë kërkesat e tyre për furnizim por mund të vonohet me muaj. Kjo për shkak se prodhimi i maskave në botë nuk është i mjaftueshëm dhe kërkesa është shumë e madhe.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi shqiperia ska maska koronavirusi ne shqiperi shqiperia ska maska

Sondazh

Poll