Aktualitet

‘Pse i çoni në Berlin analizat e koronavirusit?/ Mjeku Petrit Vargu ka një lutje: Mos e lini Shqipërinë në këtë derexh

23 Shkurt 2020, 12:27 Nga DOSJA
‘Pse i çoni në Berlin analizat e koronavirusit?/ Mjeku Petrit

TIRANË- Mjeku i Urgjencës së Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, Petrit Vargu ka akuzuar se analizat e koronavisurit çohen në Berlin, pasi në Shqipëri nuk janë pajisjet e duhura.

Në statusin e tij në Facebook, Vargu shkruan se askush nuk flet lidhur me situatën, madje ata që e bëjnë zbusin rrezikun e vërtetë të koronavirusit.

“Çuditërisht gjithë ata që kanë marrë ofiqe, shefa shërbimi e më lart, sheqerosin situatën duke arritur deri aty sa të thonë që e bëjnë analizën për koronavirus në kohë rekord. Po kontroll-analiza në Berlin a hyn në rekordin tuaj? Pse i çoni në Berlin kur jeni kaq të saktë, apo për të harxhuar paratë e popullit? Po ju të kollarisurit e PD-së që shpalosni programe dhe na tregoni drejtimet e duhuar të shëndetësisë ku jeni dhe pse nuk flisni? Mos e lini Shqipërinë dhe shqiptarët në këtë derexhe!,”-shkruan mjeku.

Shqipëria është përfshirë nga paniku dy ditët e fundit që pas përhapjes së koronavirusit kinez në Itali ku janë shënuar dy viktimat e para. Ndërkohë ka edhe 76 të prekur të tjerë që janë konfirmuar në 5 rajone të vendit. Sipas Shefes së Departamentit të Infektivit, Silva Bino, është mësuar se Shqipëria nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar me Koronavirus, por ajo ka shpjeguar se edhe nëse njerëzit evidentojnë simptoma të dyshimta të mos i drejtohet spitaleve por të telefonojë numrin e gjelbër 127. Sipas instancave të shëndetit, kontrollet në pikat kufitare janë rritur. Nga ana tjetër Kina vijon të humbasë qindra jetë çdo ditë. Deri më tani numërohen rreth 2345 të vdekur dhe mbi 75 mijë të infektuar nga Koronavirusi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi petrit vargu koronavirusi ne shqiperi petrit vargu

Sondazh

Poll