Aktualitet

Aksidentoi të miturin me makinë, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari në Berat

23 Shkurt 2020, 11:22 Nga DOSJA
Aksidentoi të miturin me makinë, arrestohet në flagrancë

BERAT– Policia rrugore në Berat ka arrestuar në flagrancë një 21-vjeçar për shkak  se aksidentuar me automjetin e tij një të mitur, të i identifikuar me inicialet l.K. Fatmirësisht i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e duhur në Spitalin  Rajonal të Beratit ku edhe është nën kujdesin e mjekëve.

Materialet e sekuestruara nga Policia u janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqsor Berat, ku 21 vjeçari është nën pranga përveprën penale “Drejtimi  i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i Policisë:

Nga ana e Specialistëve të Policisë Rrugore u arrestua në flagrancë shtetasi A.B, 21vjeç, banues në Pashalli ,Ura Vajgurore, pasi duke drejtuar mjetin e tij në qendër të Urës Vajgurore ka aksidentuar shtetasin e mitur L.K. i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Drejtimi  i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidentoi nje te mitur arrestohet 21-vjeçari ne berat aksidentoi nje te mitur arrestohet 21-vjeçari ne berat

Sondazh

Poll