Aktualitet

TRE emrat e rinj/ Kush janë tre të shumëkërkuarit për vrasje nga Policia, dy vëllezërit vranë për lekët borxh

23 Shkurt 2020, 12:52 Nga DOSJA

TIRANË– Policia e Shtetit ka publikuar emrat dhe fotot e tre personave të tjerë që cilët janë shpallur në kërkim për shkak të veprave kriminale që kanë kryer.

Sot është publikuar fotoja e Aleks Totrakut alias Abdyl Lalës, i cili më 1 janar të 2013 së bashku me vëllain e tij, Mirjanin ka vrarë Agron Dervishin, i cili u kishte para borxh. Për ngjarjen dy vëllezërit Lala janë shpallur në kërkim pasi janë dënuar me 25 vite burg.

Gjithashtu nga Policia e Shtetit është publikuar edhe fotoja e Nexhip Rexho, i cili 20 vite më parë vrau për motive të dobëta L. M. dhe ka plagosur gruan e tij. Edhe Rexho është i dënuar më 25 vite burg dhe kërkohet nga drejtësia për të shlyer dënimin.

NJOFTIMI I PLOTË:

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll