Aktualitet

Dhunuan dhe i vodhën 200 euro marokenit në Tiranë, arrestohen dy të rinjtë

23 Shkurt 2020, 13:31 Nga DOSJA
Dhunuan dhe i vodhën 200 euro marokenit në Tiranë, arrestohen dy

TIRANË– Dy të rinj janë arrestuar pasi vodhën me dhunë një shtetas të huaj në kryeqytet. Në prangat e policisë kanë rënë D.P., 17 vjeç dhe E.V., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët në bashkëpunim me njeri-tjetrin grabitën shtetasin maroken.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, duke i marrë të riut me iniciale K.A., 200 euro dhe sende të tjera personale. Gjithashtu mësohet se ai kishte hyrë me dokumentacion të rregullt në Shqipëri dhe do udhëtonte drejt Italisë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vodhën me dhunë 1 shtetas të huaj, por falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë u arrestuan në flagrancë 2 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, pas njoftimit të marrë nga një shtetas maroken se i kishin marrë me dhunë një sasi eurosh dhe sende të tjera në rrugën “Azem Galica”,menjëherë u organizua puna dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale u bë i mundur, identifikimi , kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :D.P., 17 vjeç dhe E.V., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në orët e para të mëngjesit të datës 22 shkurt i kishin vjedhur me dhunë 200 euro dhe sende të tjera personale shtetasit maroken K.A, i cili kishte hyrë me dokumentacion të rregullt në Shqipëri dhe do udhëtonte drejt Italisë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma e parave të vjedhura. dhe sendet personale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet marokeni grabitje ne tirane tirane grabitet marokeni grabitje ne tirane tirane

Sondazh

Poll