Politike

Braçe: Nuk ka autoritarizëm brenda PS, imponim po! Debat ka plot në parti, ca me zë të ulët dhe ca me zë të lartë

Braçe pranoi se imponimi i vendimeve pa diskutim është një problem serioz, duke nënvizuar se brenda PS ka diskutime, si me tone të larta ashtu edhe të ulëta.

2 Prill 2026, 22:46 Nga E. D
Braçe: Nuk ka autoritarizëm brenda PS, imponim po! Debat ka plot
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka deklaruar se nuk ka autoritarizëm brenda PS, ndërsa shtoi se ka imponim. I ftuar në emisionin "Top Story", Braçe pranoi se imponimi i vendimeve pa diskutim është një problem serioz, duke nënvizuar se brenda PS ka diskutime, si me tone të larta ashtu edhe të ulëta.

“Nuk ka autoritarizëm brenda PS. Ka impononim dhe kur vjen pa debat është problem shumë i madh. Ka debat në parti plot, ca me zë të lartë dhe ca me zë të ulët. Edhe në shtëpi ngrihet zëri, çfarë problemi i krijon shoqërisë kjo gjë? Unë e respektoj shtëpinë time dhe nuk e kam në karakter që atë që e them ta nxjerr jashtë. Nuk dua ta bëj. Çfarë i jap PS unë? Atje brenda do i jap trajtë demokratike”, tha ai./Dosja.al

 

erion braçe

Sondazh

Poll