Aktualitet

Marshuan për pagat e tyre/ Naftëtarëve të Ballshit u bashkohen minatorët e Bulqizës dhe përfaqësues të shoqërisë civi

23 Shkurt 2020, 10:46 Nga DOSJA
Marshuan për pagat e tyre/ Naftëtarëve të Ballshit u

BALLSH– Ditën e sotme naftëtarët e Ballshit kanë mbajtur një marshim në rrugët e qytetit lidhur me mungesën e rrogave të tyre. Është mësuar se pjesmarrja ka qenë masive, ku këtij marshimi, krah nafëtëtarëve të Ballshit i janë bashkuar edhe 10 përfaqësues të minatorëve të Bulqizës, qytetarë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Përgjatë këtyre ditëve ku naftërët e Ballshit kanë qëndruar në grevë urie, ka nisur të përkeqësohet edhe gjendja e tyre shëndetësore, ku të paktën tre prej tyre ditën e djeshme përfunduan në spital, e megjithatë ata këmbëngulën se dëshironin  të ktheheshin sërish atje për të arritur marrjen e pagave të tyre, si dhe rinisjen e punës.

Megjithëse atyre ju është premtuar se të martën do të jepen 3 pagat, ka krijuar tek ta shumë mosbesim kundrejt qeverisë dhe kompanisë ku ata punonin.

Ndërkohë kryetari i sindikatës së minatorëve, Elton Debreshi ka thënë se do të jenë në mbështetje të naftëtarëve të Ballshit për grevën e tyre.

“Janë dy industri te medha si nafta dhe kromi. Mënyra e vetmje për të zgjidhur situatën është të bashkohemi, bashkimi bën fuqinë.  Ka kaq vite që minatoret nuk kanë marrë një status. Probleme të mëdha shëndetësore. Edhe këtu është situatë e vështirë. Të krijojmë sindikata të reja që të mbështesin punëtoret për të bërë diçka të hajrit.”- u shpreh Debreshi.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greva e naftetareve naftëtarët e ballshit greva e naftetareve naftëtarët e ballshit

Sondazh

Poll