Rajoni

Koronavirusi izolon Italinë dhe shton frikën në Shqipëri/ ISHP: S’ka vend për panik. Rama dhe Ministria e Shëndetësië: Nuk jemi të prekur. Farmacinë prej ditësh pa maska

  • Frika nga koronavirusi përhap lajmin ‘fake’, vajza protagoniste: Do më marrin në Polici
  • Rama: Koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë
  • Ministria e Shëndetësisë: S’ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus
  • Ambasada shqiptare në Romë: S’ka shqiptarë të prekur
  • Frikë për koronavirus edhe në Shqipëri. Kryedemokrati Lulzim Basha ka kërkuar masa të menjëherëshme, ndërsa Silva Bino ka sqaruar se është caktuar spitali që do përdoret si karantinë.Ministria e Shëndetësisë dhe Edi Rama kanë bërë thirrje për qetës dhe shprehen se nuk ka asnjë të prekur me koronavirus në Shqipëri. Ndërkohë vendi është pa maska! Maganizat e farmacive janë bosh, pasi të gjitha maskat janë dërguar në Kinë.
    Featured image of article: Koronavirusi izolon Italinë dhe shton frikën në Shqipëri/ ISHP: S’ka vend për panik. Rama dhe Ministria e Shëndetësië: Nuk jemi të prekur. Farmacinë prej ditësh pa maska Edi Rama, Lulzim Basha, Ministria e Shëndetësis dhe disa rregulla për Coronavirus

    TIRANË– Vendi në alarm prej koronavirusit! Vdekja e tre personave në Itali ka shkaktuar panik edhe në Shqipëri sa i përket përhapjes së virusit vdekjeprurës. Mijëra shqiptarë që jetojnë në Itali janë kthyer në atdhe nga frika e infektimit. Sipas instancave përkatëse, janë shtuar kontrollohet në pikat kufitare të vendit për të identifikuar rastet e dyshimta. Shefja e Departamentit të Infektivit, Silva Bino në një deklaratë për shtyp është shprehur se deri më tani në Shqipëri nuk ka pasur asnjë rast të dyshuar për koronavirus. Ajo ka shtuar se nëse ndonjë qytetar ka simptoma të dyshimta të mos i drejtohet spitaleve por të telefonojë numrin e gjelbër 127. Ndër të tjera ajo është shprehur gjithashtu se është zgjedhur edhe spitali, i cili do të kthehet në karantinë por nuk ka përmendur se cili do të jetë pasi sipas saj popullata e zonës do të shqetësohej.

    Një deklaratë për shtyp e ka dhënë edhe ekipi mjekësor në aeroportin e Rinasit. Ata bënë me dije se kanë nisur matjen e temperaturës me lazer të të gjithë pasagjerëve që vijnë nga Italia.  Ndërkohë Shqipëria po haset me një tjetër krizë. Vendi ka mundesë maskash të thjeshta dhe të atyre me karbon. Mësohet se ato që kanë qënë në gjendje janë nisur drejt Kinës dhe plotësimi i nevojave të Shqipërisë është i vështirë për shkak të kërkesave në rritje që kanë vendet e tjera më të mëdha. Farmacitë shqiptare kanë bërë kërkesat e tyre për furnizim por mund të vonohet me muaj. Kjo për shkak se prodhimi i maskave në botë nuk është i mjaftueshëm dhe kërkesa është shumë e madhe.

    Nga ana tjetër një mesazh zanor u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar panik dhe solli reagimin nga Ministria e Shëndetësisë dhe Kryeministri Edi Rama. Një zëri u përgënjeshtrua lajmi se koronavirusi ka mbërritur në Shqipër. 

    Ndërkohë Italia ka izoluar zonat e Lombardisë, Venetos dhe Piemontes ka mjaftuar që vendi të izolohet. Me vendim qeverie janë mbyllur shkollat, zyrat e punës, Gjykatat dhe Universitetet. Ndërsa në kisha është ndaluar kategorikisht shtrëngimi i duarve. Kryeministri Giuseppe Conte ka thirrur një Këshill të jashtëzakonshëm të Ministrave për të filluar marrjen e masave të reja speciale, ku me shumë gjasë do të përfshihet edhe ushtria.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    “Dekreti i ri do të na lejojë të ndërhyjmë dhe të urdhërojmë masa të mëtejshme të kontrollit për të parandaluar largimin e individëve nga zonat që konsiderohen si shpërthime. Një familje e vendosur në karantinë është shpërngulur në Jug. Këto masa duhet të parandalojnë episodet e ngjashme. Hyrja dhe dalja nuk do të lejohen në zonat e shpërthimit, përveç nëse përjashtime specifike që do të vlerësohen herë pas here. Në ato zona tashmë është urdhëruar pezullimi i punës.

    Më tej, Conte paralajmëroi se pas qetësimit të situatës, qeveria e tij do të kompesonte të gjithë ata që kishin humbur punën e tyre për shkak të izolimit nga koronavirusi.  “Sot kemi pasur urgjencë dhe kemi masa urgjente të jashtëzakonshme por në ditët në vijim do të bëjmë një dekret tjetër me subvencione dhe masa të ndryshme, dëmshpërblime për pushime nga puna për të kompensuar dhe rregulluar vështirësitë ekonomike që të mund të kenë hasur qytetarët gjatë këtyre ditëve,“-u shpreh më tej kreu i qeverisë italiane.

    Përveç dy të moshuarve që humbën jetën, në Itali janë identifikuar dhjetra persona të infektuar. Nga ana tjetër, Kina po përballet çdo ditë e më shumë me shtimin e numrit të viktimave si shkak i koronavirusit që është përhapur gjerësisht në 29 vende të botës. Mësohet se në rang global janë shënuar 2345 viktima dhe mbi 75 mijë njerëz të tjerë janë infektuar nga ky virus vdekjeprurës. Ndërkohë në Korenë e Jugut pasi u shënua edhe viktima e parë disa ditë më parë, ndërsa numri i të infektuarve është rritur në 156. Ky virus rrezikon të përhapet në mbarë botën pasi përhapet shumë lehtë nga njeriu në njeri.

    (k.m/dosja.al)

    • 21:06

      Denoncimi i PD: Qeveria po kthen spitalin e Kavajës në karantinë, janë në paligjshmëri dhe po rrezikojnë jetën e banorëve të zonës

      Partia Demokratike me anë të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, ka denoncuar nisjen e punimeve në spitalin e Kavajës për ta kthyer në karantinë. Në një reagim në mediat sociale, Bardhi shkruan se sot në reaprtin e patologjisë ka nisur punët, dhe për të janë bërë me Ministrisë së Shëndetësisë. Më tej Bardhi shkruan se zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për Karantinë është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve.

      Selia e PD

      Sot në repartin e patologjisë dhe urgjencës në Spitalin e Kavajës kanë nisur përgatitjet, me urdhër të Ministres së Shëndetësisë, për ta kthyer në Karantinë. Kjo është papërgjegjshëri! Zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për Karantinë është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve. Ky është një provokim i rëndë me Kavajën! I bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi të mos e pranojnë trajtimin nga Edi Rama si banorë të parëndësishëm, jeta e të cilëve nuk ka rëndësi për Kryeministrin. Karantinën ta ndërtojë në shtëpinë e tij në Surrel, jo në Kavajë!“, shkruan Bardhi.

    • 19:47

      Ambasada shqiptare në Romë: S’ka shqiptarë të prekur

       

      Ambasada shqiptare në Romë ka reaguar pas përhapjes së koronavirusit në Itali. Në një njoftim për mediat, ambasada shkruan se po ndjekin me vëmendje situatën e emergjencës së krijuar nga përhapja e koronavirusit.

      Më tej shtohet deri tani nuk kanë informacion për qytetarë shqiptarë të prekur. “Informacioni mbi identitetin e të prekurve mbetet i rezervuar në bazë të normativës europiane për mbrojtjen e të dhënave personale”, shkruhet më tej.

      Spital në Itali

      NJOFTIMI I PLOTË

      🇦🇱🇮🇹Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Itali, dhe Konsullatat e Përgjithëshme në Milano dhe në Bari po ndjekin me vëmendje situatën e emergjencës së krijuar nga përhapja e koronavirusit Covid19 në disa rajone të Italisë. Deri tani nuk kemi informacion për qytetarë shqiptarë të prekur. Informacioni mbi identitetin e të prekurve mbetet i rezervuar në bazë të normativës europiane për mbrojtjen e të dhënave personale.

      📍Ambasada e Shqipërisë në Itali së bashku me MEPJ dhe Ministrinë tonë të Shëndetësisë, janë në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë italiane dhe Departamentin e Mbrojtjes Civile të Këshillit të Ministrave për masat e përbashkëta për parandalimin e perhapjes së virusit në territorin shqiptar. 📍U bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë në Itali dhe atyre që udhëtojnë për dhe nëpër Itali të respektojnë masat e urdhëruara nga autoritetet italiane në situatën e emergjences. 📍Ambasada në Romë dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano dhe Bari vazhdojnë normalisht punën në shërbim të qytetarëve. 👉Informime të mëtejshme do të vijojnë në vartësi të zhvillimit të situates.

    • 19:20

      Italia në kolaps, qytetarët boshatisin supermarketet pas shpalljes së emergjencës

      Italia prej ditësh është nën diktatin e koronavirusit. Deri tani janë tre viktima dhe numri i të prekurve janë gati 200. Mediat në itali kanë publikuar dhe disa foto nga supermarketet, ku shihen raftet janë boshatisur pas blerjeve të shumta.

      Qytetarët kanë zbarkur në supermarkete duke blerë thuajse të gjitha produktet e mishit, frutave, perimeve, janë furnizuar me ujë doreza dhe maska. Kjo është situata pas urdhrit për mbylljen e shkollave si shkak i emergjenës së koronavirusit.

    • 19:12

      Koronavirusi ‘mbërthen’ Italinë, guvernatori i Lombardisë: Milano mund të bëhet si Wuhan, mund të ketë nisma drastike

      Guvernatori i Lombardisë, Attilio Fontana, ka thënë sot se Milano mund të bëhet si Wuhan nëse situata do të përkeqësohet. Fontana tha se nëse lind nevoja për një fazë të dytë, qeveria do ishte e gatshme për “nisma edhe më drastike dhe të fuqishme“.

      Gurvenatori i Lombardisë, Attilio Fontana

      “Ne nuk mendojmë të izolojmë qytetin sepse do të ishte diçka e paimagjinueshme“, saktëson Fontana, duke shtuar më tej se “mbyllja e shkollave, pezullimi i ligjëratave në universitete, pezullimi i ngjarjeve të mëdha publike dhe ne po përpiqemi të monitorojmë një nga një të gjithë njerëzit që janë të infektuar. Kemi të bëjmë me një komunitet të njerëz serioz dhe të vetëdijshëm

    • 19:01

      Rumani hap karantinë për të gjithë ata që kanë udhëtuar në Itali

      Ministria e Shëndetësisë në Rumani ka bërë një njoftim me rendësi sot duke thënë se do hapë një karantinë për të gjithë qytetarët që kohët e fundit kanë udhëtuar drejt Italisë. Sipas informacioneve në karantinë do futen të gjithë udhëtarët dhe nëse nuk kanë shenja të dukshme të virusit.

      Koronavirusi

      Ministria e Shëndetësisë së Rumanisë më tej bën me dije se kjo gjë është bërë pas fluksi i udhëtarëve mes dy vende është i madh. Masat merren në një kohë kur në Itali të infektuarit po shtohen dhe viktimat kanë shkuar në 3.

    • 17:45

      Shënohet viktima e tretë nga koronavirusi në Itali, pacienti vuante dhe nga kanceri

      Një tjetër person ka humbur jetën në Itali dhe sipas mjekëve vdekja ka ardhur nga koronavirusi. Sipas mediave në vend mësohet se viktima e tretë është nga kremona dhe pacienti vuante dhe nga kanceri.

      Spital në Itali

      Kjo ka bërë që mjekët të jenë të dyjëzuar ende për të dhënë shkakun përfundimtar të vdekjes, por dyshimet janë se ai ka humbur jetën pasi është infektuar nga virusi.

    • 16:37

      Spitali në “luftë” me Koronavirusin prej tre ditësh, lindin tre fëmijë në Padova

      Mes natës së të shtunës dhe mëngjesit të së dielës, në spitalin Schiavonia në Padova i cili është izoluar nga koronavirusi ka pasur edhe momente gëzimi. Në këtë spital  kanë lindur 3  fëmijë, mes tyre dy djem dhe një vajzë.

      Pavarësisht masave të rrepta dhe sigurisë për stafin e pacientët, është bërë e mundur sjellja në jetë e 3 bebeve. Tre bebet, baballarët dhe nënat e tyre, kanë ktheyr gëzimin e lumturinë në të gjithë ambientin e spitalit, që po lufton Koronavirusin që nga e premtja që lamë pas. Ndërkohë në Itali është përhapur paniku për marrjen e Koronavirusit që ka marër mbi 2300 jetë njerëzish në rang global.

    • 16:01

      Koronavirusi në Itali, Cakaj njoftim me rëndësi: Deri tani asnjë shqiptar i prekur, po ndjekim situatën me vëmendje

      Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, me anë të një postimi në Facebook, njofton se deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast shqiptarësh të prekur nga përhapja e Coronavirusit në Itali dhe se Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë dhe Konsullatat e Përgjithëshme në Milano dhe në Bari po e ndjekin të gjithë çështjen hap pas hapi.  Më tej Cakaj u bën thirrje qytetarëve shqiptarë në Itali dhe atyre që udhëtojnë për dhe nëpër Itali t’iu përmbahen masave të përcaktuara prej autoriteteteve italiane në situatën e emergjencës.

      Gent Cakaj, ministër në Detyrë Për Evropën dhe Punët e Jashtme

      REAGIM I PLOTË

      Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme së bashku me Ambasaden e Republikës së Shqipërisë në Itali dhe Konsullatat e Përgjithëshme në Milano dhe në Bari janë duke ndjekur nga afër situatën e emergjencës së krijuar nga përhapja e koronavirusit Covid19 në disa rajone të Italisë. Deri më tani nuk ka informacione për qytetarë shqiptarë të prekur. Informacioni mbi identitetin e të prekurve mbetet i rezervuar në bazë të normativës europiane për mbrojtjen e të dhënave personale. 

      Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasada e Shqipërisë në Itali është në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ministrinë e Shëndetësisë të Italisë dhe me Departamentin e Emergjencave Civile të Këshillit të Ministrave të Italisë për masat e përbashkëta për parandalimin e perhapjes së virusit në territorin shqiptar. Ne iu bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë në Itali dhe atyre që udhëtojnë për dhe nëpër Itali t’iu përmbahen masave të përcaktuara prej autoriteteteve italiane në situatën e emergjencës. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasada e Shqipërisë në Itali do të vijojnë informimin e publikut varësisht prej situatës.

    • 15:41

      Rama: Koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë, lajmet janë përhapur nga mendje të shthurura

      Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmeve që janë përhapur sot se në Shqipëri mund të ketë mbërritur koronavirusi dhe disa persona janë prekur prej tij. Në një reagim në Facebook, teksa ka shpërndarë deklaratën e Silva Binos, kreut të Insitutit të Shëndetit Publik, shkruan se në Shqipëri nuk ka asnjë rast, por si në të gjithë botën është një kërcënim. Më tej kreu i qeverisë shkruan se lajmet janë përhapur nga mendje të shthurura, që kanë shqetësuar qytetarët gjatë ditëve të tërmetit.

      Koronavirusi dhe Edi Rama

      Koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë! Por si për gjithë botën është një kërcënim potencial, për të cilin janë marrë të gjitha masat në rast se do të na duhet ta përballim Të njëjtat mendje të shthurrura, që ju shqetësuan keq me lajmet fallco dhe me gojëligësinë e tyre gjatë ditëve e netëve të gjata pas tërmetit, janë në veprim. Mos bini pre e tyre dhe jini të sigurt se shteti shqiptar po e bën prej kohësh detyrën për të qenë gati në rast shfaqjeje të koronavirusit, të cilin jemi gati ta përballim me organizim e profesionalizëm të lartë.“, shkruan Rama.

    • 15:25

      Koronavirusi mbërrin në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë qetëson qytetarët: S’ka asnjë rast të konfirmuar, mos besoni informacionet jo zyrtare

      Ministria e Shëndetësisë ka reaguar sot pas lajmeve në Shqipëri janë konfirmuar disa raste me koronavirus. Në një reagim për mediat, MSHMS shkruan se këto lajme nuk janë të vërteta dhe deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar. Më tej në njoftimin për mediat u bëhet thirrje qytetarëve që gjithmonë të presin reagimet zyrtare dhe të mos besojnë lajmet e pakonfirmuara. “Aq më pak duhen besuar mesazhe zanore dashakeqe, të sajuara dhe hedhur në qarkullim njësoj si ato të pak muajve më parë pas situatës së tërmetit”, shtohet më tej në njoftim.

      Ministria e Shëndetësisë dhe doktort me veshje kundër koronavirus

      NJOFTIMI I PLOTË

      Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton të gjithë qytetarët që të shmangin informacionet e rreme që në këto momente po përhapen për koronavirusin me qëllim rritjen e panikut.  Të gjitha informacionet që përhapen në rrugë jo zyrtare, në rrjete sociale, media, nuk duhet të merren në konsideratë pasi nuk referojnë situatën reale dhe dëmtojnë mbi të gjitha sigurinë publike duke përhapur panik të panevojshëm. Aq më pak duhen besuar mesazhe zanore dashakeqe, të sajuara dhe hedhur në qarkullim njësoj si ato të pak muajve më parë pas situatës së tërmetit.

      Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se të gjitha informacionet mbi situatën e koronaviriusit publikohen në faqen zyrtare të MSHSH dhe në profilet e saj në rrjete sociale dhe media. MSHMS publikon çdo ditë informacionin zyrtar mbi koronavirusin në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë rekomandon të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike.

    • 14:45

      Numri i të infektuarve rritet çdo sekondë, rreze shprese nga Australia, studiuesit pranë krijimit të vaksinës së koronavirusit

      Foto ilustruese

      Teksa numri i të infektuarve me koronavirus rritet minutë pas minuti, ka një rreze shprese për krijimin e vaksinës së parë. Lajmet e para të mira vijnë ga Universiteti i Queensland në Australi, ku disa orë më parë ka përfunduar testi i parë laboratorik i vaksinës kundër Covid-19 (emri shkencor i koronavirusit). Së shpjeti pritet që eksperimentet e para të nisin të kryehen tek kafshët. Studiuesit bënë me dije se tentativa e parë shkoi “siç pritej” dhe se për fat të mirë materiali i krijuar në laborator ka vetitë që i lejojnë ekipit të punës të vazhdojë me zhvillimin e vaksinës.

      “Ende ka teste të shumta për të siguruar vaksina është e sigurt nuk ka efekte anësore por pengesa e parë është tejkaluar”, tha Peter Høj, zv / kancelar dhe president i universitetit australian.

      Në muajt e ardhshëm hulumtimi dhe eksperimenti mund të çojë në krijimin e  vaksinës kundër koronavirusi Covid-19.

    • 12:56

      I nisën të gjitha në Kinë! Në Shqipëri s’ka më maska për t’u mbrojtur nga koronavirusi, magazinat e farmacive janë bosh

      Njerëz me maska

      Tanimë që rreziku për t’u infektuar nga koronavirusi është më aktual se kurrë, në Shqipëri qytetarët janë të pambrojtur. Edhe nëse do t’u drejtohen farmacive për të marrë maska nuk do të gjejnë asgjë. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se shumë prej farmacive në Tiranë nuk kanë maska për të pajisuar qytetarët. Tregu ka mungesë edhe maskash të thjesha por edhe të atyre me karbon. Një tjetër burim i Dosja.al nga posta njofton se maskat janë nisur me shumicë në Kinë në kulmin e përhapjes së virusit vdekjeprurës. Ndërkohë ende nuk është e qartë se si do të bëhet mbrojtja e qytetarëve nga infektimi në ambientet publike.  Plotësimi i nevojave të Shqipërisë me maska është i vështirë për shkak të kërkesave në rritje që kanë vendet e tjera. Farmacitë shqiptare kanë bërë kërkesat e tyre për furnizim por mund të vonohet me muaj. Kjo për shkak se prodhimi i maskave në botë nuk është i mjaftueshëm dhe kërkesa është shumë e madhe.

    • 12:48

      Rrugët e shkreta, asnjë s’del nga shtëpia/ Koronavirusi “paralizon” Italinë, tregtari i revoltuar në kulm: Na çau tr*apin!

      Rrugët bosh! Shkollat bosh! Të gjithë të strukur në shtëpi. Kjo është panorama sesi po e përballon Italia përhapjen e Koronavisurit. Nga pamjet e publikuara nga mediat vendase, pronarët kanë mbyllur bizneset e tyre. Ndërsa shkollat janë pezulluar pasi rrezikohet përhapja e virusit mes fëmijëve. I revoltuar nga koronavirusi është edhe një tregëtar fruta-perimesh, i cili edhe pse kishte dalë për të punuar nuk ka mundur që të shesë asgjë pasi të gjithë janë izoluar.

      “Ky koronavirus na çau tr*apin. Për fat të keq vetëm po avancon,”-u shpreh ai.

      Makinat janë parkuar dhe askush nuk ndjehet i sigurtë për të dalë nga shtëpia, në shenjë simbolike bizneset i kanë vënë maska edhe manekinëve.

    • 12:47

      Shkon në 120 numri i të infektuarëve nga Koronavirusi në Itali, izolohen 11 komuna

      Numri i rasteve të banorëve italian që janë prekur nga Koronavirusi ka arritur në 120 prej ditës së djeshme kur u konfirmuan edhe dy viktimat e para.

      Ky lajm është konfirmuar nga vetë autoritetet italiane, pasi Koronavirusi është përhapur në 11 komuna të vendit duke treguar se virusi vdekjeprurës tashmë po “pushton” të  gjithë Italinë .

      Shumica e rasteve janë përqendruar në rajonet veriore të Lombardisë (e cila ka 89 raste), Veneto, Emilia Romagna dhe Piemonte.

      Mediat italiane shkruajnë se janë 90 raste të konfirmuara janë në Lombardi, 25 në Veneto, dhe 2 në Emilia Romagna, 2 në Lazio (çifti kinez), dhe në Piemonte.

      Gjithashtu zyrtarët e shëndetësisë italiane pritet të mbajnë një konferencë për shtyp ditën e sotme për të treguar bilancet e sakta para publikut, sesa njerëz të prekur janë.

    • 11:29

      Shtohen masat edhe në aeroportin e Rinasit, mjeku: Kemi filluar t’u masim temperaturën pasagjerëve

      Shefi i inspektimit në Rinas ka dhënë lajmin se prej sot të gjithë pasagjerët që vijnë nga Italia u matet temperatura. Mjeku Harshova sqaroi se në aeroport është krijuar një korridor, ku intervistohen pasagjerët dhe u matet temperatura.  Sipas tij, numri i personelit mjekësor në Rinas është shtuar por se deri më tani nuk ka pasur asnjë person me temperaturë apo simptoma gripi.

      U dyfishua numri i personelit mjekësore. Sot janë kontrolluar të gjitha linjat e Genovas dhe Italisë. Iu mat temperatura dhe u lanë të lirë. Kemi krijuar një korridor dhe pasagjerët futen një nga një dhe u matet temperatura me lazer. Siguria në areoport kas qënë gjithmonë. Stafi ka qënë 24 më 24. I vetmi ndryshim është tani që matet temperatura e pasagjerëve. Pasagjerëve nga Italia u matet të gjithëve temperatura. Besoj se do t’ua masim të gjithë të tjerëve. Asnjë nuk ka pasur me temperaturë. I këshillojmë për autokarantinim. Në rast se do kemi ndonjë rast kemi një rast të dyshuar kemi një dhomë dhe më pas do të telefonojmë 127,”- tha ai.

    • 11:18

      Disa rregulla që duhet t’i mbani vath në vesh për të mos u infektuar nga Koronavirusi!

      Foto ilustruese

      Koronavirusi është përhapur me shpejtësi dhe po u kall datën të gjithëve. Në momentet e para të infektimit bëhet izolimi në shtëpi ose ndryshe karantina. Për 14 ditë duhet bërë izolimi për të mësuar nëse jeni të infektuar ose jo. Por si duhet të silleni në kushtet e karantinës në shtëpi?

      1.Lani duart shpesh

      Masa paraprake e parë është të lani duart shpesh. Në çdo moment që teshtini duket të shkoni me urgjencë në banjo dhe të lani duart.

      2. Dezinfektoni ambientet shtëpiake

      Me detergjentët e duhur duhet që të dezinfektoni të gjithë shtëpinë. Veçanërisht banjën dhe kuzhinën, me zbardhues ose hipoklorit të natriumit. Ende nuk dihet nëse virusi mund të transmetohet me rrugë të tjera, përveçse nga ajri. Kështu që mirë është të merrni masa.

      3. Shmangni konkatet

      Koronavirusi mund të përhapet edhe gjatë marrëdhënieve seksuale. Do të ishte mirë nëse një person që duhet se është infektuar të flinte diku tjetër dhe jo me partnerin.

      4. Ushqimi

      Infeksioni nuk transmetohet përmes ushqimit por është mirë t’i përmbahemi disa rregullave higjenike. Lajini gjithmonë ushqimet para se t’i konsumoni, megjithatë nuk ka raste se virusi është përhapur nga ushqimi.

    • 10:36

      ‘Karantina është hapur në Kavajë’/ Silva Bino e mohon kategorikisht: Nuk e tregojmë se shqetësohen banorët e zonës

      Silva Bino, shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive ka mohuar zërat se karantina për të prekurit e mundshëm të koronavirusit në Shqipëri do të jetë në Kavajë. Bino është shprehur se është zgjedhur një qendër në vend por që ende nuk do të bëhet publike pasi mund të shkaktojë panik tek banorët e zonës.

      PYETJE: E keni fjalën për Kavajë kur flisni për karantinën?

      SILVA BINO: Absolutisht jo. Ajo nuk është qendra që kemi përcaktuar. Nuk është se nuk e tregojmë. Do shqetësohet popullata e asaj zone. Në momentin përkatës do ta merrni vesh. Kini pak besim tek strukturat. Po e ndjejmë veten të dyshuar në çdo gjë që bëjmë. Jam shumë e sinqetë.

    • 10:32

      Kush infektoi kë? Misteri i përhapjes së Koronavirusit në Itali, pista e 8 kinezëve në bar

      Ambulancat ne Itali

      Në Itali Koronavirusi u përhap shumë shpejt, që të premten e 21 shkurtit ku u identifikuan tre persona me Koronavirus. Por dyshime janë ngritur menjëherë pas vdekjeve të papritura që u shënuan dje, ndërsa numri i të infektuarëve sa vjen e rritet. Sipas mediave të huaja virusi në Itali u përhap nga 8 shtetas kinezë që ndodheshin në Itali. Ndërkohë përhapja e virusit nga Lombardia dhe Veneto nuk dihet ende sesi mund të ketë ndodhur, prandaj dhe stafet shëndetësore apo qeveria e ka më të vështirë për të shmangur e frenuar shpërthimet e virusit vdekjeprurës. Në hartën e infeksioneve në Lombardi, me numrat e shtetasve të prekur që ndryshojnë orë pas ore, vihet re që vetëm rritet.

      Skenari i ri

      Pas orës 18:30 skenari ndryshon në mënyrë dramatike. Koronavirusi arrin nga Lombardia në San Raffaele të Milanos, qyteti ku stafet mjekësore ishin përgatutur për koronavirusin në Itali, mkë një spital me një mijë shtretër për 15 mijë njerëz çdo ditë, përfshirë pesë mijë punëtorë. Një burrë nga Sesto San Giovanni është shtruar në spital këtu për një javë. Për epidemiologët e ASL të Milanos dhe të Departamentit të Shëndetësisë të udhëhequr nga Giulio Gallera tani sfida e re është të kuptoni evolucionin e zinxhirit të infeksioneve, thelbësore për të miratuar masat e kontrollit të virusit.

      “Nuk ka asnjë lidhje. Ai është një burrë i moshuar që nuk ka qenë kurrë në Codogno.”- ka thënë një zëdhënës nga qeveria krizave në Rajon ku praktikisht askush nuk ka fjetur për 36 orë. Dhe ka gjithashtu një rritje të konsiderueshme edhe në Mediglia

      Sekuenca e rritjes së numrit të infektuarëve

      Analizat e Institutit të Lartë të Shëndetit nuk gjejnë asnjë provë që mund të sugjerojë që njerëzit janë të prekur nga virusin edhe pa pse nuk kanë shenja gripi. Misteri bëhet më i madh. Kanë kaluar vetëm disa orë nga konferenca për shtyp me Guvernatorin Attilio Fontana rritja e numrit të të infektuarëve duket qartë. Sekuenca e çështjeve të lidhura ndërpritet. Një 76-vjeçare në pension nga Casalpusterlengo, e cila vdiq në 20 shkurt dhe rezultoi me test pozitiv për Koronavirusin, shkoi me urgjencë në Codogno për problem me frymëmarrjen, pikërisht në ditët kur u vizitua “Një paciente”, 38-vjeçare që mbarte koronavirusin. Një kryqëzim sipas të gjitha gjasave rezultoi fatale për pensionisten. Të dy janë shtruar në spitalin e Kremones: gruaja 38-vjeçare që banon në Sesto ed Uniti ndjek një infermiere Codogno. Një çift mjekësh të infektuar me Pieve Porto Morone, ajo pediatre dhe ai mjek familjar që punojnë në Guardamiglio dhe San Rocco al Porto midis Basso Lodigiano dhe Pavese, u infektuan nga virusi. Gruaja e mori Koronavirusin në spital e më pas ia ngjiti edhe të shoqit. Të dy janë shtruar në spital në departamentin e sëmundjeve infektive në San Matteo. Ndërkohë ishte edhe një grupi me të rinj që u bllokuan në Valtellina, një djalë rezultoi me test pozitiv për koronavirusin, por të gjithë të tjerët vijnë nga Codogno. Me pak fjalë, për 45 të infektuar mendohet që shkak është bërë lidhja me Lodigianon. Dhe le të kthehemi në orën 18:30 mbrëmjen e djeshme.

      Derbi në një bar në Vo ‘Euganeo

      Nga Lombardia deri në 17 rastet e Venetos, rindërtimi i zinxhirit të infeksioneve është gjithmonë në qendër të punës së ekspertëve dhe ka edhe shumë pyetje. Kush e infektoi 78-vjeçarin Adriano Trevisan, viktimëne parë të koronavirusit në Itali? Më 9 shkurt, burri ka qenë duke parë derbin e Inter-Milanit në Neë Inn në një bar me 8 shtetas kinezë, dy të kthyer kohët e fundit nga Kina. 68-vjeçari tashmë janë nën kujdesin intensiv mjekësor, pa kontakte me shtetasit kinezë. Çfarë lidhje ka me të? Sipas mediavev të huaja ësht pa origjinën e infeksioneve është edhe më e vështirë të vendosësh se çfarë të bësh për të përmirësuar virusin në vend.

    • 10:24

      Silva Bino jep këshilla: Të kujdesemi për higjenën! Janë përforcuar masat në kufi, edhe në Rinas ka mjekë

      Shefja e departamentit të sëmundjeve invektive, Silva Bino ka sqaruar të gjithë qytetarët lidhur me përhapjen e koronavirusit. Në një deklaratë për shtyp, Bino dha disa këshilla sesi njerëzit mund të mbrohen nga përhapja ose infektimi. Më tej, ajo ka adresuar edhe disa nga akuzat, duke u shprehur se ISHP-ja i ka të gjitha mjetet për ta zbuluar në vend koronavirusin duke mohuar zërat se kampionet çohen jashtë pasi në shtet nuk ka pajisje.

      “Mos përshtyni përtokë. Vendosi bërrylin kur tështijmë. Qurrët tona mos t’i lëshojmë anembanë. Ky është një virus i thjeshtë. Përhapet njësoj si gripi. Ky ka një vdekshëmëri fare pak më të lartë se virusi i grupi. Të kujdesemi për veten për higjenën. ISHP e përcakton diagnozën në vend. Nuk ka një pajisje por disa. Janë përforcuar masat në kufi, iu bëj thirrje qytetarëve që udhëtojnë të jenë të kujdesshëm dhe të raporojnë çdo shqetësim. Në aeroportin e Rinasit ka gjithashtu mjekë. E di që të gjithë e keni mendjen atje. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që udhëtojnë, të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo shqetësim shëndetësor. Në aeroport ndodhet njësia e inspektoratit sanitar e përbërë nga mjekë e personel shëndetësor. Ka shumë diskutimet për skanerat, për temperaturat. Skanerat nuk i kanë të gjitha vendet. Kapja e hershme lidhet me sistemin shëndetësore dhe gjurmimin e kontakteve. Shqipëria ka eksperiencë me gjurmin e kontakteve. Karantina është vend për të shëndoshët. Nëse do të kemi më shumë raste janë zgjedhur struktura të tjera. Është normale që njerëzit të kenë frikë,”-tha në fjalën e saj Bino.

      Ndër të tjera ekspertja e Bino deklaroi se nuk duhet të ketë panik dhe se në Shqipëri nuk ka asnjë rast të dyshuar.

      “Nuk duhet të ketë panik për momentin nuk kemi asnjë rast të dyshuar në Shqipëri. E rëndësishme të jemi vigjilentë, jo vetëm por dhe të kujdesshëm për veten dhe të afërmit tanë. I bëj thirrje që nëse kanë simptoma gripi mos të shkojnë në menjëherë në spital por të telefonojnë numrin e gjelbër: 127 pasi në spital mund të infektohen me sëmundje të tjera. Të gjitha dyshimet do t’i sqarojmë në telefon”,- shprehet më tej ekspertja.

    • 10:07

      Të vdekur nga koronavirusi në Itali, Basha apel qeverisë: Merrni masa menjëherë, nisni kontrollet në pikat kufitare

      Lulzim Basha

      Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë apel qeverisë shqiptare për të marrë masat lidhur me përhapjen e koronavirusit në vend. Basha ka kërkuar që të nisin kontrollet në pikat kufitare në mënyrë që virusi mos të depërtojë në vend.

      Për fat të keq në Italinë fqinje janë shënuar viktimat e para nga coronavirus ndëkohë që po rritet numri i të prekurve prej tij. I kërkoj qeverisë të marrë masa serioze dhe të menjëhershme. I bëj thirrje autoriteteve shëndetësore të nisin kontrollet në pikat kufitare,”-shkruan Basha. 

    • 8:55

      Frikë deri në palcë nga koronavirusi, shqiptarët në Itali kthehen me urgjencë në atdhe, radhë kilometrike në porte

      Porti i Vlorës

      Shqiptarët në Itali kthehen në atdhe. Tmerri që ka shkaktuar koronavirusi në vendin fqinjë ka bërë që një pjesë e shqiptarëve që jeton në Itali të kthehet në vendlindje. Frika ka bërë që ata të lënë shtëpitë e tyre për të qëndruar tek të afërmit e tyre në Shqipëri. Si pasojë radhë të gjata në pikën hyrëse nga Brindisi për në portin e Vlorës. Shkak për radhët janë bërë kontrollet që po ushtron mbi shqiptarët pala italiane.

    Shto Koment