Politike

VanHorn takim me zv/kryeministren dhe disa ministra: Prioritetet lufta kundër krimit të organizuar...

Gjatë takimeve, VanHorn ka theksuar përkushtimin e Ambasadës së SHBA-së për zbatimin e prioriteteve të politikës së jashtme amerikane.

27 Mars 2026, 17:56 Nga E. D
VanHorn takim me zv/kryeministren dhe disa ministra: Prioritetet lufta
pamje nga takimi

TIRANË- E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn, ka zhvilluar gjatë javës takime me zv.kryeministren Albana Koçiu, Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, Ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës Enea Karakaçi, Ministrin e Drejtësisë Toni Gogu, Ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari, si dhe Ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin Erjona Ismaili.

Gjatë takimeve, VanHorn ka theksuar përkushtimin e Ambasadës së SHBA-së për zbatimin e prioriteteve të politikës së jashtme amerikane. Veçanërisht, theksi është vënë tek, lufta kundër krimit të organizuar.

Postimi:

Gjatë javëve të fundit, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi takime me ministrat e emëruar së fundmi në detyra të reja; Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, Ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës Enea Karakaçi, Ministrin e Drejtësisë Toni Gogu, Ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari, si dhe Ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin Erjona Ismaili.

Znj. VanHorn ritheksoi përkushtimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në zbatimin e agjendës së Shtëpisë së Bardhë të Trump: eliminimin e plotë të karteleve të krimit të organizuar, bindjen e aleatëve të NATO-s për të respektuar angazhimin e tyre të Hagës për shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane që bëjnë biznes në Shqipëri. Ne vazhdojmë të punojmë me partnerë në të gjitha ministritë dhe institucionet që ndajnë angazhimin tonë për dhënien e rezultateve si për amerikanët, ashtu edhe për shqiptarët.

nancy vanhorn albana koçiu ermal nufi ferit hoxha enea karakaçi toni gogu besfort lamallari erjona ismaili

Sondazh

Poll