27 Mars 2026, 17:27
Nga E.d
Anu Prattipati
E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ka biseduar me ministren e Ekonomisë të Kosovës, Artane Rizvanolli, për zgjerimin e mundësive mes dy shteteve në fushën e energjisë dhe minierave.
“Ajo riktheksoi angazhimin e Ambasadës për të krijuar mundësi për bizneset amerikane, veçmas të atyre që operojnë në sektorin e gazit të lëngshëm natyror dhe atë të minierave. Mezi presim vazhdimin e bashkëpunimit në fushat që promovojnë prosperitet të ndërsjellë”, shkroi Ambasada në një postim në rrjetet sociale.
Aktualisht, Kosova nuk ka rrjet gazsjellësish për shpërndarjen e gazit natyror e as sistem të ndërtuar institucional për menaxhimin e këtij sektori.
Për furnizim me energji elektrike, vendi mbetet i varur nga qymyri, pasi rreth 90 për qind e energjisë elektrike prodhohet nga termocentralet Kosova A dhe B, që janë të vjetra.
Së voni, ministrja Rizvanolli shprehu gatishmëri për furnizim me gaz nga SHBA-ja gjatë Samitit Trans-Atlantik për Sigurinë e Gazit, të mbajtur në Uashington më 24 shkurt.
Gjatë samitit, Rizvanolli tha se për Kosovën përballueshmëria e energjisë mbetet prioritet kyç dhe shteti ndjek një qasje të dyfishtë: “rehabilitimin e kapaciteteve ekzistuese dhe eksplorimin e teknologjive të reja, përfshirë gazifikimin e thëngjillit, duke shprehur gatishmëri për bashkëpunim me Qeverinë dhe kompanitë amerikane”.
Ndërkaq, në Strategjinë e Energjisë të Kosovës për periudhën 2022-2031 parashikohet mundësia që vendi të lidhet me rrjetet rajonale të gazit në të ardhmen.
Megjithatë, për shkak se vendi nuk ka dalje në det, është më e vështirë që të ndërtojë infrastrukturë të gazit pa bashkëpunim me shtetet fqinje.
Një nga opsionet është lidhja me infrastrukturën e planifikuar në Shqipëri ose Greqi, veçanërisht përmes gazsjellësit TAP, ose përmes terminalit të gazit të lëngshëm në Vlorë.
SHBA-ja, ndërkaq, synon ta rrisë praninë në tregun evropian të gazit përmes të ashtuquajturit Korridori Vertikal, duke përdorur ose zgjeruar infrastrukturën ekzistuese energjetike në rajon.
Edhe pse nuk ka rrjet të gazsjellësve, gazi natyror përdoret në Kosovë në forma të tjera.
Ai importohet kryesisht në bombola ose cisterna dhe përdoret në sektorin e gastronomisë, për ngrohjen e disa shtëpive dhe në një masë më të vogël si karburant për automjete.
Këto forma të gazit janë zakonisht gaz i lëngshëm i naftës, i cili nuk lidhet me rrjete të mëdha të furnizimit energjetik.
Sipas të dhënave që Dogana e Kosovës ia dërgoi Radios Evropa e Lirë më herët gjatë këtij muaji, vlera totale e gazit të importuar kishte arritur në 19 milionë euro gjatë vitit të kaluar. Rreth 2.5 milionë euro gaz janë importuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbi dy milionë euro nga Arabia Saudite, ndërsa pjesa tjetër nga vende si Kuvajti, Algjeria dhe disa shtete të Evropës.
Tema e gazit në Kosovë daton që sa vjet. Më 2021, Qeveria e Kosovës kishte vendosur që të mos e çonte përpara projektin për ndërtimin e infrastrukturës së gazit në Kosovë, të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit e Qeverisë së SHBA-së (MCC).
Një arsye për mos çuar përpara projektin, Rizvanolli atëbotë kishte përmendur edhe çështjen e kostos së projektit./REL
anu prattipati prishtinë shba
Politike
27 Mars 2026, 16:45
E. D
Blendi Gonxhja
TIRANË- Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Blendi Gonxhja ka deklaruar se ndryshimet në administrim dhe menaxhim në ...
Politike
27 Mars 2026, 15:24
E. D
Anëtarët e rinj të KQZ-së duke bërë betimin para presidetes së Kosovës, Vjosa Osmani
KOSOVË- Nëntë a...
Politike
27 Mars 2026, 14:43
D.S
Albulena Haxhiu
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se nevojiten diskutime serioze nëse partitë duan që për...
Politike
27 Mars 2026, 13:39
D.S
FRANCË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të premten për vizitë zyrtare në Francë, ku pritet të ta...
Politike
27 Mars 2026, 13:34
I.A
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Politike
27 Mars 2026, 13:23
I.A
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar sipas tij, një ndër rastet më të rënda të ndërhyrjes...
Politike
27 Mars 2026, 13:16
I.A
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, për përfshirje në çështje q&eu...
Politike
27 Mars 2026, 13:11
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar sot se ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku po kërkon të marrë n&eum...
Politike
27 Mars 2026, 12:59
I.A
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka deklaruar se shteti e ka të pamundur të ndërhyjë në &...
Politike
27 Mars 2026, 12:59
I.A
TIRANË- Kreu i PD Sali Berisha ka folur për çështjen e trafikut të drogës në vendin tonë. Në një deklarat&...