Politike

"Rama e futi në burg me dajak"/ Debati për Metën në Shkup, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje (VIDEO)

Gjatë një seance plenare, zv.kryeministri dhe ministri i Infrastrukturës, Aleksandar Nikolovski, përmendi këtë çështje për të sulmuar opozitën vendase, duke e akuzuar për afrimitet me kryeministrin Edi Rama.

27 Mars 2026, 17:14 Nga E. D
"Rama e futi në burg me dajak"/ Debati për Metën
Aleksandar Nikolovski, Ilir Meta

MAQEDONI E VEIUT- Çështja e paraburgimit të ish-Presidentit shqiptar Ilir Meta është diskutuar edhe në parlamentin e Maqedonisë së Veriut. Gjatë një seance plenare, zv.kryeministri dhe ministri i Infrastrukturës, Aleksandar Nikolovski, përmendi këtë çështje për të sulmuar opozitën vendase, duke e akuzuar për afrimitet me kryeministrin Edi Rama. Nikolovski u shpreh se ish-presidenti po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje për dy vjet. 

"Ti (i drejtohet një deputeti të opozitës) spiunon vetë vendin, por ti nuk spiunon Pogradecin sepse pa dyshim nuk ke forcë të spiunosh atje dhe kundërshton Edi Ramën dhe thua çfarë po bëjnë ata në atë anë. Dhe shkoni te Enver Hoxha i përuleni atij që është paraardhësi i Partisë Socialiste që tani drejtohet nga Edi Rama.

Ai që është ultra-demokratik, kryetari i mëparshëm i Partisë Socialiste, kryeministër, kryetar i Parlamentit, Ministër i Punëve të Jashtme dhe President i shtetit, së pari e rrahu dhe pastaj e la në paraburgim. Nuk ka dosje, ama e ka mbajtur në paraburgim për dy vjet. A e duroni një person të tillë, dhe një person i tillë është miku juaj?" tha Aleksandar Nikolovski.


Zv.kryeministri, një figurë e rëndësishme e VMRO-DPMNE dhe i lidhur me ish-kryeministrin Nikola Gruevski, njihet për raportet e tij të mira me Metën dhe për afërsinë politike me kryeministrin hungarez Viktor Orbán.

Deklaratat e tij vijnë në vijim të mbështetjes që figura të ndryshme të VMRO-DPMNE-së i kanë shprehur Metës, ndërsa vetë ish-presidenti ka treguar më herët simpati për këtë forcë politike në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut./Dosja.al

ilir meta aleksandar nikolovski

Sondazh

Poll