Politike

Teatri kombëtar, Gonxhja: Ndryshimet në administrim dhe menaxhim kanë sjellë rritje në numrin e spektatorëve dhe të ardhurave

Duke folur në një deklaratë për mediat, Gonxhja bëri me dije se në dy muajt e parë të viti ka pasur 627% më shumë bileta dhe 552% më shumë të ardhura.

27 Mars 2026, 16:45 Nga E. D
Teatri kombëtar, Gonxhja: Ndryshimet në administrim dhe menaxhim
Blendi Gonxhja

TIRANË- Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Blendi Gonxhja ka deklaruar se ndryshimet në administrim dhe menaxhim në Teatri kombëtar kanë sjellë rritje të konsiderueshme në numrin e spektatorëve dhe të ardhurave. Duke folur në një deklaratë për mediat, Gonxhja bëri me dije se në dy muajt e parë të viti ka pasur 627% më shumë bileta dhe 552% më shumë të ardhura. Sipas tij, Teatri kombëtar ka një menaxhim, i cili tregon për nga një administrim shumë të mirë. 

"Nuk po hy më në detaj me institucione të themi një nga një, por thjesht per t’iu nënvizuar, psh. Teatri kombëtar ku ne kemi pasur një ndryshim të rëndësishm edhe në administrim edhe në menaxhim, ku kemi 627% më shumë bileta në periudhën e dy muajve të parë të vitit dhe ku kemi 552% më shumë të ardhura.

Pra mendoni TK mund të bëjë më shumë shfaqje, mund të bëjë më pak shfaqje për ne, e rëndësishme që ato të jenë shfaqje të nivelit të lartë dhe mund të jenë shfaqje që mund të jene sold out, mund të jenë shfaqje të cilat mund të jenë më popullore apo më pak popullore , por shifra flasin shumë qartë. Ka një menaxhim i cili gati gati bërtet për nga një administrim shumë herë më i mirë," tha ministri i Kulturës dhe Turizmit, Blendi Gonxhja./Dosja.al

blendi gonxhja

Sondazh

Poll