Goditën dy vëllezër me qytën e pistoletës, kapet në Tiranë 23-vjeçari
Uniformat blu bëjnë me dije se, ai dyshohet se më 24 qershor 2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, së bashku me vëllanë e tij, E. Rr., kanë goditur me qytën e pistoletës dy vëllezër Y. C. dhe O. C..
27 Mars 2026, 12:23Nga D.S
TIRANË- Një 23-vjeçar me inicaiale S. Rr., banues në Tiranë, është kapur dhe arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim. Uniformat blu bëjnë me dije se, ai dyshohet se më 24 qershor 2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, së bashku me vëllanë e tij, E. Rr., kanë goditur me qytën e pistoletës dy vëllezër Y. C. dhe O. C..
Mësohet se ata gjithashtu kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, por fatmirësisht pa i dëmtuar. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
"Tiranë/ Kapet dhe vihet në pranga një 23-vjeçar, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Fast Reaction”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, si rezultat i punës intensive për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit në kërkim:
-S. Rr., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Fast Reaction”, pasi dyshohet se më datë 24.06.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, së bashku me vëllanë e tij, shtetasin E. Rr. (në kërkim), kanë goditur me qytën e pistoletës, shtetasit Y. C. dhe O. C. (vëllezër), si dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, pa i dëmtuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.",njofton polcia./Dosja.al