Aktualitet

Arrestohet 27-vjeçari në Shkodër/ Transportonte emigrantë drejt Malit të Zi kundrejt pagesës 650 euro (EMRI)

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ra Aurel Sulo pasi u kap në flagrancë në Koplik, duke transportuar me automjet 6 emigrantë nga Pakistani, Bangladeshi dhe Afganistani, të cilët synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi.

27 Mars 2026, 09:17 Nga D.S

Arrestohet 27-vjeçari në Shkodër/ Transportonte emigrantë

SHKODËR-  Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap duke transportuar emigrantë në mënyrë ilegale nga vendet e treta. Sipas njoftimit të policisë, në pranga ra Aurel Sulo pasi u kap në flagrancë në Koplik, duke transportuar me automjet 6 emigrantë nga Pakistani, Bangladeshi dhe Afganistani, të cilët synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi.

Policia bën me dije se janë proceduar edhe emigrantët: M. R., 44 vjeç, R. A., 31 vjeç, I. A., 29 vjeç, S. Ch., 30 vjeç, S. B., 20 vjeç dhe për një 16-vjeçar pasi kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e Shqipërisë.

Bëhet me dije se, nga hetimet dyshohet se A. K. ndihmonte emigrantë nga vendet e treta, që të kalonin ilegalisht kufirin tokësor me Greqinë dhe më pas kufirin tokësor me Malin e Zi, duke i transportuar me automjet, kundrejt pagesës 650 euro për person

Njoftimi i policisë:

"Finalizohet operacioni i koduar “Tranziti”. Vihet në pranga një 27-vjeçar që ndihmonte emigrantë nga vendet e treta, kundrejt pagesës, për të kaluar kufijtë në mënyrë të paligjshme.

27-vjeçari u kap në flagrancë, në Koplik, duke transportuar me automjet, 6 emigrantë të cilët synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi. Procedohen penalisht 6 emigrantët nga Pakistani, Bangladeshi dhe Afganistani, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Sekuestrohen automjeti dhe celulari i 27-vjeçarit. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufijve, organizoi dhe finalizoi operacionin e koduar “Tranziti”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:

-A. S., 27 vjeç, banues në Karbunarë.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasit: M. R., 44 vjeç, R. A., 31 vjeç, I. A., 29 vjeç, S. Ch., 30 vjeç, S. B., 20 vjeç dhe për një 16-vjeçar, nga Pakistani, Bangladeshi dhe Afganistani, pasi kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e RSh-së. Shtetasi A. K. u kap në flagrancë, në Koplik, duke transportuar me automjet, këta 6 emigrantë, të cilët synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi A. K. ndihmonte emigrantë nga vendet e treta, që të kalonin ilegalisht kufirin tokësor me Greqinë dhe më pas kufirin tokësor me Malin e Zi, duke i transportuar me automjet, kundrejt pagesës 650 euro për person. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.", njofton policia./Dosja.al

arrestohet 27-vjeçari në shkodër transportonte emigrantë drejt malit të zi kundrejt pagesës 650 euro

Sondazh

Poll