Aktualitet

Vodhi 3 varëse floriri në një argjendari dhe kanosi pronarin e saj, që të mos kallëzonte, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari në Elbasan

Sipas njoftimit të policisë, 38-vjeçari është i dënuar më parë për krime ndaj personit dhe pasurisë.

27 Mars 2026, 11:14 Nga D.S

Vodhi 3 varëse floriri në një argjendari dhe kanosi pronarin e

ELBASAN- Një 38-vjeçar u vu në pranga nga policia pasi vodhi tre varëse floriri në një argjendari dhe gjithashtu kanosi pronarin. Sipas njoftimit të policisë, 38-vjeçari është i dënuar më parë për krime ndaj personit dhe pasurisë.

Uniformat blu bëjnë me dije se, gjatë ndërhyrjes së pronarit të argjendarisë, për t’i marrë varëset, 38-vjeçari e ka kanosur atë, për të mos kallëzuar, dhe është larguar me vrap.


"Elbasan/Finalizohet operacioni i koduar “Gold”. Vodhi 3 varëse floriri në një argjendari dhe kanosi pronarin e saj, që të mos kallëzonte, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari. 38-vjeçari, i dënuar më parë për krime ndaj personit dhe pasurisë. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Gold”, pas njoftimit për vjedhje në një argjendari, në lagjen “Namazgja”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe vunë në pranga shtetasin: -B. H., 38 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas dyshohet se më datë 25.03.2026, ka vjedhur 3 varësi floriri në një argjendari në lagjen “Namazgja”. Gjatë ndërhyrjes së pronarit të argjendarisë, për t’i marrë varëset, 38-vjeçari e ka kanosur atë, për të mos kallëzuar, dhe është larguar me vrap. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.",shkruhet në njoftim./Dosja.al

kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari në elbasan vodhi 3 varëse floriri në një argjendar

Sondazh

Poll