Aktualitet

Moti i keq/ Reshje intensive dëbore në Shkodër, arrin 40 centimetra në Qafë Thore

Mësohet se, trashësia e dëborës në Qafë Thore ka kaluar 40 centimetra, duke krijuar një situatë sfiduese për mjetet e transportit.

27 Mars 2026, 09:04 Nga D.S
Moti i keq/ Reshje intensive dëbore në Shkodër, arrin 40
Shkoder

SHKODËR- Reshjet intensive të dëborës gjatë natës kanë mbuluar zonat malore të Shkodrës, duke vështirësuar qarkullimin në akset kryesore si Dedaj-Bogë dhe Bogë-Theth. Mësohet se, trashësia e dëborës në Qafë Thore ka kaluar 40 centimetra, duke krijuar një situatë sfiduese për mjetet e transportit.

Pavarësisht kësaj, ekipet e mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve.  Falë kësaj ndërhyrjeje të vazhdueshme, lëvizja e automjeteve në këto akse rrugore vijon të jetë e siguruar./Dosja.al

shkoder

Sondazh

Poll