27 Mars 2026, 11:26
Nga D.S
Kushtrim Kokalla
KOSOVË- I akuzuari në rastin për vrasjen e Liridona Ademajt, Kushtrim Kokalla, deklaroi se nuk ka bërë asnjë marrëveshje me dy të akuzuarit e tjerë, Naim Murseli e Granit Plava.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në seancën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, ky i fundit u shpreh se ka marrë një kredi prej 25 mijë eurosh për Murselin.
“Unë nuk i kam takuar as Granitin, as nuk kam bërë asnjë marrëveshje. Nuk kam pasur lidhje me këtë far pune, që e kam takuar Naimin me Granitin, për kryerjen e veprës. Arsyeja ka qenë sa me më mbajt afër për shkak se më herët kam marr kredi 25 mijë euro që më ka kërkuar Naimi dhe ajo ka qenë arsyeja me më mbajt më afër”, është përgjigjur Kokalla.
Si ndodhi vrasja?
Liridona Ademaj u vra në moshën 30-vjeçare më 29 nëntor 2023 në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Aktakuza e ngarkon Murselin se e ka planifikuar vrasjen e bashkëshortes me qëllim hakmarrjeje dhe përfitimi financiar nga një sigurim jetësor në Suedi, në shumë prej rreth 260 mijë eurosh.
Sipas Prokurorisë, Murseli e ka planifikuar vrasjen në bashkëpunim me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, duke u premtuar atyre një shpërblim prej 30 mijë eurosh për ta kryer krimin. Kokalla akuzohet se e kishte njoftuar Murselin me dorasin Plava.
Plava akuzohet se ka kryer vrasjen. Vrasja e Liridona Ademajt shkaktoi zemërim publik, veçanërisht pasi bashkëshorti i saj mori pjesë në varrim. Familja kërkoi zhvarrosjen e trupit të saj për ta varrosur në varrezat e familjes Ademaj./Dosja.al
vrasja e liridona ademajt kushtrim kokalla naim murseli
Aktualitet
27 Mars 2026, 11:14
D.S
ELBASAN- Një 38-vjeçar u vu në pranga nga policia pasi vodhi tre varëse floriri në një argjendari dhe gjithashtu kanosi p...
Aktualitet
27 Mars 2026, 10:16
D.S
Ruben Saraiva
LEZHË- Gazeta Britanike, Daily Mail ka publikuar fotot nga salla e gjyqit të vrasësit me pagesë të bizne...
Aktualitet
27 Mars 2026, 10:27
I.A
Foto Ilustruese
BERAT- Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Berat ditën e sotme. Mësohet se një 39-vje&cc...
Aktualitet
27 Mars 2026, 09:17
D.S
SHKODËR- Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap duke transportuar emigrantë në mënyrë ...
Aktualitet
27 Mars 2026, 09:04
D.S
Shkoder
SHKODËR- Reshjet intensive të dëborës gjatë natës kanë mbuluar zonat malore të Shkodrës, duke vës...
Aktualitet
27 Mars 2026, 08:39
D.S
Rritja e interesimit për verifikimin e diplomave nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut vjen në kohën kur autoritetet e Kosovës...
Aktualitet
27 Mars 2026, 08:22
D.S
kukes
KUKËS- Reshjet e dëborës kanë përfshirë lartësitë mbi 900 metra në qarqet Kukës dhe Trop...
Aktualitet
27 Mars 2026, 08:15
D.S
ELBASAN- Zonat malore të qarkut të Elbasanit janë përfshirë nga reshjet e dëborës, të cilat paraqiten me intensitet me...
Aktualitet
27 Mars 2026, 07:40
D.S
Në tregun vendas përveç shtrenjtimit të naftës ka nisur edhe rritja e çmimeve për produktet ushqimore, e ndikuar nga sh...
Aktualitet
27 Mars 2026, 07:19
d,s
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell dhe kryesisht përgjatë ult&e...