Aktualitet

Zbardhet Kukësi/ Reshje shiu dhe dëbore gjatë natës, nuk raporohet për probleme në qarkullim

Megjithëse dëbora nuk ka krijuar vështirësi, reshjet e shiut gjatë natës kanë shkaktuar rënie gurësh në disa akse kryesore si Kukës–Qafë Mali dhe Bajram Curri–Valbonë.

27 Mars 2026, 08:22 Nga D.S
Zbardhet Kukësi/ Reshje shiu dhe dëbore gjatë natës, nuk
kukes

KUKËS-  Reshjet e dëborës kanë përfshirë lartësitë mbi 900 metra në qarqet Kukës dhe Tropojë, duke zbardhur fshatrat e njësive administrative si Shishtaveci dhe Lugina e Valbonës me një trashësi deri në 5 cm.

Megjithëse dëbora nuk ka krijuar vështirësi, reshjet e shiut gjatë natës kanë shkaktuar rënie gurësh në disa akse kryesore si Kukës–Qafë Mali dhe Bajram Curri–Valbonë.

Aktualisht, firmat e mirëmbajtjes ndodhen në terren për pastrimin e rrugëve nga materialet inerte, duke garantuar që qarkullimi i automjeteve të vijojë pa ndërprerje./Dosja.al

debore ne kukes kukes

Sondazh

Poll