Politike

Bardhi publikon videon që i kujton Ramës ‘Noc Rrokun’: Kryeministri nuk mban dot asnjë premtim

Në videon e publikuar në Facebook, Bardhi shkruan se para zgjedhjeve Rama premtoi pasaportë europiane, të drejta politike dhe votë në Parlamentin Europian, ndërsa sot u tregon shqiptarëve “noc rrokun”.

25 Mars 2026, 14:34 Nga E. D
Bardhi publikon videon që i kujton Ramës ‘Noc Rrokun’:
Gazment Bardhi,

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar në rrjetet sociale një video, me pjesë nga deklaratat e Kryeministrit. Në videon e publikuar në Facebook, Bardhi shkruan se para zgjedhjeve Rama premtoi pasaportë europiane, të drejta politike dhe votë në Parlamentin Europian, ndërsa sot u tregon shqiptarëve “noc rrokun”.

Në video, Bardhi kujton një deklaratë të Ramës në mars 2025, pak para zgjedhjeve, ku kryeministri premtonte se shqiptarët do të përfitonin të drejta të plota si anëtarë të BE-së, përfshirë edhe të drejtën për të votuar dhe për tu përfaqësuar në Parlamentin Europian. Ndërsa në një deklaratë të bërë pak ditë më parë, Rama mban një linjë të kundërt, duke u tërhequr nga ky premtim. Në fund, Bardhi shkruan se prioriteti i tij nuk është lufta kundër korrupsionit, por mbrojtja me votë e tij.

Postimi i Bardhit: 

Nga seria “Noc Rroku”, varianti (anti)europian! Kur një kryeministër si Edi Rama përdor pushtetin për të vjedhur qytetarët e vet, ai nuk mban dot asnjë premtim. As atë më të madhin e jetës së tij politike: Shqipëria anëtare e BE-së brenda vitit 2030. Para zgjedhjeve premtoi pasaportë europiane, të drejta politike dhe votë në Parlamentin Europian, ndërsa sot u tregon shqiptarëve “noc rrokun”.

Sepse prioriteti i tij nuk është lufta kundër korrupsionit, por mbrojtja me votë e tij. Nuk është pavarësia e drejtësisë, por kontrolli i sistemit. Nuk është mirëqenia e shqiptarëve, por mbajtja e pushtetit me çdo kusht. Dëgjoni Edi Ramën kundër Edi Ramës. Vetëm një vit diferencë.

gazment bardhi

Sondazh

Poll