Politike

PS dhe PD dakordësohen për kalendarin e dëgjesave, caktohen ekspertët

Bashkëkryetarët, Luçiano Boçi dhe Arbjan Mazniku u shprehën se dëgjesat do të nisin në 3 prill.

25 Mars 2026, 14:26 Nga E. D
PS dhe PD dakordësohen për kalendarin e dëgjesave, caktohen
 Luçiano Boçi dhe Arbjan Mazniku

TIRANË- Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë rënë dakord për kalendarin e dëgjesave këtë të mërkurë në mbledhjen e Komisionit për Reformën Territoriale. Gjatë mbledhjes së sotme bashkarisht të dyja palët kanë miratuar kalendarin e dëgjesave.

Bashkëkryetarët, Luçiano Boçi dhe Arbjan Mazniku u shprehën se dëgjesat do të nisin në 3 prill. Ndërkohë, gjatë muajve prill dhe maj do të vijojnë dëgjesat në Kuvend si dhe në terren me kryetarët e bashkive.

Ndërkohë që pas debtave të anëtarëve të komisionit është caktuar edhe lista e ekspertëve të këtij komisioni. Emrat e përzgjedhur do të merren me territorin dhe qeverisjen dhe do të japin propozimet e tyre në lidhje me të çfarë ka prioritete ky komision./Dosja.al

PS dhe PD dakordësohen për kalendarin e dëgjesave, caktohen

reforma territoriale luçiano boçi arbjan mazniku

Sondazh

Poll