Politike

Berisha: Elisa Spiropali kërkon debat të hapur në shpellën e mafies!

Berisha ka ironizuar debatet mes eksponentëve të PS-së, ndërkohë që ka deklaruar se Spiropali po kërkon qiqra në hell.

25 Mars 2026, 13:06 Nga I.A

Berisha: Elisa Spiropali kërkon debat të hapur në shpellën e

TIRANË-  Kryetari i PD-së Sali Berisha ka komentuar reagimin e Spiropalit, pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar, Taulant Balla, lidhur me mungesën e saj në seancën për votimin e imunitetit të Belinda Balluku. Berisha ka ironizuar debatet mes eksponentëve të PS-së, ndërkohë që ka deklaruar se Spiropali po kërkon qiqra në hell.

'Komenti im është ky, Elisa kërkon qiqra në hell. Elisa kërkon në shpellën e mafies debat të hapur. Pra, kjo është shprehja më e butë që mund të përdorja për kërkesat e Elisës. Kërkon debat të hapur për Lubinë dhe ia kërkon Taos debatin, në një kohë që e di se Skënderbuçi i saj është kryekëput, është, të themi, Lubia me pantallona. Ky është komenti,' tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll