Politike

Berisha sulmon televizionin ABC: Sokol Balla është anëtar i organizatës kriminale Rama

Në konferencën e medias, Berisha tha se gazetari Sokol Balla është anëtar i organizatës kriminale Rama që po personalizon median për të mbrojtur kryeministrin. 

25 Mars 2026, 12:53 Nga I.A
Berisha sulmon televizionin ABC: Sokol Balla është anëtar i
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha kam sulmuar televizionin ABC, pasi sipas tij po bënë avokatinë ndaj ish/zv kryeminstres Belinda Balluku. Në konferencën e medias, Berisha tha se gazetari Sokol Balla është anëtar i organizatës kriminale Rama që po personalizon median për të mbrojtur kryeministrin. 

Berisha ngriti shqetësimin për mënyrën se si, sipas tij, po përdoret frekuenca publike, duke theksuar se vala është pasuri e qytetarëve dhe nuk mund të shfrytëzohet për interesa që bien ndesh me interesin publik.

'Së dyti, jam këto për të denoncuar shfaqjen në tregun mediatik të Tele Lubisë. Një televizion i licencuar nga autoriteti përkatës, 24 orë në 24 ka si temë të vetme Lubinë dhe avokatinë ndaj Lubisë. Nuk ka akte më të turpshme dhe më abuzive në hapësirën mediatike sesa të personalizosh një media me një delinkuente që de facto është hajdutja më e madhe pas Edi Ramës e kombit shqiptar. Tejkalon çdo lloj kufiri kur ky televizion nuk quhet më ABC, quhet Tele Lubia. 24 orë në 24 orë sulmon verbërisht në mbrojtje të delinkuentes, duke treguar se është pjesë e organizatës kriminale të Lubisë. Po. Sokol Balla është anëtar i organizatës kriminale Balluku-Rama.

Edhe njëherë, ju lutem, vala është e qytetarëve, nuk është e pronarëve. Vala është pasuri publike dhe nuk mund të përdoret për interesa kriminale kundër publikut shqiptar. Shko merr avokat, paguaj paratë se edhe vetë je në tavë, ish-zëdhënësi, etj, etj. Ashtu nuk bëhet! Është abuzim ekstrem. Atë nuk po e bën as televizioni shtetëror. Të gjitha këto, unë i denoncoj këtu sepse vala është e publikut, nuk është e pronarëve. Nuk mund të abuzohet në këtë mënyrë. Nuk mund të rreshtohen me dhjetëra dëshmitarë të rremë nga të gjitha anët e Shqipërisë dhe Kosovës vetëm për të mbrojtur një hajdute të pamëshirë, të pangopur. Shihni, rreshtohen 6 dëshmitarë të rremë nga të gjitha viset shqiptare. 6 turpe kombëtare për të mbrojtur një organizatë kriminale. Se edhe ai që i fton është anëtar i organizatës kriminale, Sokol Balla. Ndaj dhe, nuk mund ta kaloja në këtë formë,' tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll