Berisha nxjerr reportazhin për kartelin Sinaloa dhe Luftar Hysën: Hysajt e Ramaduros famozë në botë
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale nga mediat ndërk...
Duke folur në një deklaratë për mediat, Vangjeli u shpreh se një tjetër skandal i rëndë trondit administratën publike që ka të bëjë me drejtoresha e tatimeve, e cila akuzohet për një projekt ndërtimi me vlerë 10 milionë euro në bregdetin shqiptar.
TIRANË- Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka denoncuar drejtoreshën e Tatimeve Tiranë, Erilinda Lalën. Duke folur në një deklaratë për mediat, Vangjeli u shpreh se një tjetër skandal i rëndë trondit administratën publike që ka të bëjë me drejtoresha e tatimeve, e cila akuzohet për një projekt ndërtimi me vlerë 10 milionë euro në bregdetin shqiptar.
Ajo tha se Lala, nga këshilltare e ministrit Petrit Malaj, u bë drejtoreshë e Tatimeve të Tiranës, përmes lëvizjeve të dyshimta financiare. Në fund, Vangjeli deklaroi se Partia Demokratike kërkon transparencë të plotë, hetim të menjëhershëm dhe të pavarur, si dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të çdo zyrtari të përfshirë në këtë aferë.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
Një tjetër skandal i rëndë trondit administratën publike. Rasti i Drejtoreshës së Tatimeve Tiranë, Erilinda Lala, ekspozon një skemë të dyshuar për fshehje pasurie, konflikt interesi dhe lidhje me një projekt ndërtimi me vlerë 10 milion euro në bregdetin e Qerretit.
Nga këshilltare në Ministrinë e Financave, pranë ministrit Petrit Malaj, në krye të Tatimeve, karriera e saj përkon me lëvizje të dyshimta financiare dhe vendimmarrje që ngrenë pikëpyetje serioze.
Transferimi i aksioneve të kompanisë ‘2D Construction 2025’ në moment të fundit, përmes personave të afërt dhe me miratim të bashkëshortit të saj, ngre dyshime për fshehje të pronësisë reale.
Në të njëjtën kohë, kjo kompani, pa kapital të lartë pasi pajiset me licencë ndërtimi, dyshohet se ka marrë leje në kundërshtim me planifikimin urban dhe ligjin në fuqi.
Edhe më alarmuese janë deklarimet e pasurisë. Të ardhura të konsiderueshme, të padeklaruara qartë në burim, mungesë transparence për bizneset përkatëse dhe mospërputhje mes të dhënave financiare dhe realitetit ekonomik të kompanive të lidhura.
Ndërkohë, institucioni përgjegjës për kontrollin e pasurive vijon të heshtë dhe të mos marrë asnjë masë. Ky rast nuk është thjesht një shkelje individuale, por dëshmi e një sistemi të kapur, ku ligji zbatohet për qytetarët e zakonshëm dhe anashkalohet për zyrtarët e lidhur me pushtetin.
Partia Demokratike kërkon transparencë të plotë, hetim të menjëhershëm dhe të pavarur, si dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të çdo zyrtari të përfshirë në këtë aferë./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale nga mediat ndërk...
Afrim Qendro e Fisnik Qosja DURRËS- Kryeinspektori i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Afrim Qendro dh...
TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur për shqiptarët si SPAK-u, ka qenë p&eu...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim paraditen e kësaj të mërkure me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, ...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i ka shkuar në zyrë kryeministrit Edi Rama, një dit&...
Mirlinda Karçanaj TIRANË- Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI), Mirlinda K...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i PS-së, Erion Braçe është paraqitur në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për...
TIRANË- Më 8 maj 2025, një ditë përpara se të mbante një fjalim në mitingun përmbyllës të Partisë ...
Ervin Salianji TIRANË- Ervin Salianji ka zbuluar detaje lidhur me takimin e tij me kreun e PD-së, Sali Berisha teksa ishte me leje nga burg...
DURRËS- Dy anëtarët demokratë të Këshillit Bashkiak të Durrësit, Dritan Burgija dhe Arlind Boshku, të cil&eu...