Aktualitet

U arrestuan në protestën e opozitës/ Lirohen 15 protestuesit, lihet në detyrim paraqitje

Pas dy orësh e gjysmë në seancë me dyer të mbyllura, Gjyqtarja e Masave të Sigurimit Personal vendosi t’i lirojë, duke caktuar masën 'detyrim paraqitje'.

25 Mars 2026, 13:13 Nga E. D

U arrestuan në protestën e opozitës/ Lirohen 15 protestuesit,

TIRANË- Gjykata e Tiranës la liruar nga qelia 15 protestuesit që u arrestuan gjatë protestës së Partisë Demokratike, më 22 mars. Pas dy orësh e gjysmë në seancë me dyer të mbyllura, Gjyqtarja e Masave të Sigurimit Personal vendosi t’i lirojë, duke caktuar masën 'detyrim paraqitje'.

Pas protestës së opozitës, në total e shoqëruan 23 persona, katër prej të cilëve të mitur. Pas verifikimeve ata u liruan, ndërsa 15 të tjerë u arrestuan. Protesta u shoqërua me hedhje molotovësh dhe fishekzjarre në drejtim të Kryeministrisë, godinës së PS-së dhe institucioneve të tjera.

Nuk kanë munguaar edhe përplasjet fizike mes protestuesve dhe efektivëve, ndërsa përplasje me policinë patën edhe deputetët e PD-së./Dosja.al

protesta e opozites tirane  gjykata e tiranës partia demokratike

Sondazh

Poll