Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot
foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit M...
Ai përballet me akuzat për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

MALIQ- Policia ka arrestuar një 30-vjeçar në Maliq pasi lëvizte i armatosur në makinë. Blutë bëjnë me dije se gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën një armë gjahu teke dhe një sasi e vogël municioni luftarak. Ai përballet me akuzat për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policise:
Maliq / Finalizohet operacioni policor i koduar “Sovjani”. Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri automatik dhe posedonte në banesë armë gjahu pa leje, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari. Sekuestrohen një armë zjarri automatik, një armë gjahu teke, municion dhe një automjet.
Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas qarkullonte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Sovjani”.
Si rezultat i operacionit, në fshatin Sovjan, Maliq, shërbimet e Policisë konstatuan në një rrugë mes parcelave bujqësore një automjet, në të cilin dyshohej se udhëtonte shtetasi i armatosur, dhe e ndaluan për kontroll.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri tip automatik. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën një armë gjahu teke dhe një sasi e vogël municioni luftarak. Sendet e jashtëligjshme, së bashku me automjetin, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi B. B., 30 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit M...
SERBI- Policia serbe ka arrestuar sot katër shqiptarë, pasi kishin shpalosur bluza me motive kombëtare, në territorin e Serbisë. T&eu...
Foto ilustruse ROSOKOVEC- Detaje të reja kanë dalë nga krimi i dyfishtë, i cili ndodhi ditën e sotme në Roskovec. Shefit...
Foto ilustruse Emisioni “Në Shënjestër” në News24, në një dokumentar të transmetuar për portin e ri t&e...
Foto ilustruse “‘Engjëlli Mëshirues’ e bëri Serbinë rrafsh me tokën”, “E mbrojtëm atdheun dhe e...
OSHEE TIRANË- Mentor Hima është emëruar Administratori i ri i OSHEE. Hima në këtë detyrë zëvendëson Enea ...
Foto ilustruse Emisioni “Në Shënjestër” publikoi këtë të martë një dokument ekskluziv që ka ...
Emisioni “Në Shënjestër” në News24, me autore Klodiana Lalën, zbuloi këtë të martë detaje të rej...
Foto ilustruse ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali, me protagonist një shqiptar, i cili u përfs...
Foto ilustruse ANGLI- Drejtësia angleze ka dënuar me burgim të përjetshëm një çift, i cili vrau djalin e tyre tre muaj...