Aktualitet

Gonzato: Dekriminalizimi i shpifjes objektiv kyç për BE-në! Negociatat po ecin përpara, por ka ende punë

Gjatë fjalës së tij, Gonzato theksoi se liria e medias, është me një rëndësi të madhe edhe për vijimin e negociatave të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkim Europian.

25 Mars 2026, 11:22 Nga E. D

Gonzato: Dekriminalizimi i shpifjes objektiv kyç për BE-në!

Silvio Gonzato

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka marrë pjesë sot në tryezën e dialogut të hapur për ‘Promovimin e Lirisë së Shprehjes në Shqipëri’, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Gonzato theksoi se liria e medias, është me një rëndësi të madhe edhe për vijimin e negociatave të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkim Europian. Sipas Gonzatos, negociatat po ecin përpara, por ka ende punë.

Ndër të tjera, ai deklaroi se grupet e ndryshme të punës kanë dhënë kontribute të rëndësishme për përmirësimin e reformave, përfshirë edhe rekomandimet mbi protokollin e sigurisë së gazetarëve.

Në fund, Gonzato tha se këto kontribute janë thelbësore jo vetëm për procesin e reformave në vend, por edhe për vlerësimin që Delegacioni i BE-së i bën progresit në rrugën drejt forcimit të shtetit të së drejtës dhe avancimit të negociatave me BE.

“Mendoj se grupet e punës, të ndryshme kanë nxjerrë rekomandime, si protokolli i sigurisë së gazetarëve. Kontributet janë të rëndësishme jo vetëm për reformën por dhe për ne si delegacion i BE për vlerësimin betejën dhe angazhimet në udhën e shtetit të së drejtës dhe të vijojmë e përparimet e negociatave. Jam i vetëdijshëm që ka sfida, dhe disa rekomandime nuk janë marrë parasysh në fazën fillestare, i referohem rekomandimeve për të dekriminalizuar aspektin e shpifjes. 

Duhet të pranoj që afatet që janë vënë nga Brukseli ishin të atilla që ceduan cilësinë e procesit. Negociatat po ecin përpara, por ka ende punë. Specifikisht në çështjen e dekliminalizmit të shpifjes, objektivi më i lartë për BE mbetet dekriminalizimi i plotë në linjë me standardet e BE. Ligji për mediat audiovizive në vijim presim një rishikim të ligjeve. Do të ndjek punën që do të bëni. Duam që ky eksperiment t’ia dalë mbanë”, tha ndër të tjera Gonzato./Dosja.al

 

silvio gonzato tirane

Sondazh

Poll