Aktualitet

VIDEO/ Publikuan pamje me bluzat “Shqipëri Etnike”, Policia serbe arreston katër shqiptarë

Sipas raportimeve, i arrestuari A.S., sot kishte postuar një video në llogarinë e tij në Facebook, ku shfaqet në një makinë të tipit Audi në shoqërinë e të dyshuarve të tjerë dhe duke shfaqur simbolet e Shqipërisë Etnike.

24 Mars 2026, 22:25 Nga E. D

VIDEO/ Publikuan pamje me bluzat “Shqipëri Etnike”, Policia

SERBI- Policia serbe ka arrestuar sot katër shqiptarë, pasi kishin shpalosur bluza me motive kombëtare, në territorin e Serbisë. Të arrestuarit janë A.S. (37-vjeç), E.V. (42 vjeç), E.G. (48 vjeç) dhe A.C. (21 vjeç), me arsyetimin se kanë kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare.


Sipas raportimeve, i arrestuari A.S., sot kishte postuar një video në llogarinë e tij në Facebook, ku shfaqet në një makinë të tipit Audi në shoqërinë e të dyshuarve të tjerë dhe duke shfaqur simbolet e Shqipërisë Etnike.

VIDEO/ Publikuan pamje me bluzat “Shqipëri Etnike”, Policia

Të dyshuarve u është urdhëruar paraburgimi deri në 48 orë, pas së cilës ata do të dërgohen në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me një kallëzim penal./Dosja.al

VIDEO/ Publikuan pamje me bluzat “Shqipëri Etnike”, Policia

serbi shqiptare

Sondazh

Poll