Aktualitet

'Dashuria qante shumë'/ Krimi në familjen Rrapaj, fqinja: Bën vaki të jetë hedhur për të mbrojtur djalin

Duke folur për mediat, Vrapi ka ka treguar se ishin njerëz shumë të mirë, ndërsa thekson se fëmijët ndodheshin jashtë Shqipërisë.

25 Mars 2026, 11:08 Nga I.A

'Dashuria qante shumë'/ Krimi në familjen Rrapaj, fqinja:

ROSKOVEC- Fqinja e viktimave në fshatin Kuman të Roskovecit, Natasha Vrapi ka zbuluar detaje rreth marrëdhënies së çiftit që u vranë ditën e djeshme. Duke folur për mediat, Vrapi ka ka treguar se ishin njerëz shumë të mirë, ndërsa thekson se fëmijët ndodheshin jashtë Shqipërisë.

Po ashtu, Vrapi tregoi se nëna mund të ketë mbrojtur djalin e vogël, i cili prej rreth një muaji ndodhej në vendlindje.

“Shkonin shumë burrë e grua. Përpara 25 viteve ka marrë truallin e burrit tim këtu, hynim e dilnim më përpara. Kanë qenë njerëz shumë të mirë. Nuk e di nga i erdhi. Herën e fundit që piu kafe tek unë, më tha pak do rri se do iki se kam Shefikun sëmurë, nuk e di nga i erdhi. Të gjithë fëmijët i ka në Greqi, një djalë e ka në Angli, tre vajzat i ka në Greqi, vetëm njërën ka në Shqipëri.

Qante gjithmonë për vajzën e madhe se nuk kishte fëmijë, qante sa herë, ajo është në Berat. Muajin e fundit djali i vogël ka qenë në Greqi tërë kohën, por muajin  e fundit ka qenë këtu me këta. Bën vaki të jetë hedhur (mbrojtur) për djalin, se çdo nënë për fëmijën bëhet copash.

Vetëm Dashuria është tek kjo shtëpi, djemtë babain e tyre e kanë lënë në morg, sa të qetësohet situata. Fisi i Shefikut nuk ka ardhur fare këtu, janë vetëm njerëzit e Dashurisë. Kur ika ishte qetësi, por kur i ktheva po ulërinin. Kam qarë për atë grua se ishte shumë zonjë”, tha fqinja e tyre.

natasha vrapi

Sondazh

Poll