Aktualitet

Krim brenda familjes në Fier/ Burri vret gruan, më pas veten

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur brenda familjes, ndërsa rrethanat dhe motivet mbeten ende të paqarta.

24 Mars 2026, 15:23 Nga E. D
Krim brenda familjes në Fier/ Burri vret gruan, më pas veten
foto ilustruese

FIER- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në fshatin Kuman të Fierit, ku një burrë ka vrarë gruan dhe më pas veten. Raportohet se autori i ngjarjes, 80 vjeç ka qëlluar me një pushkë bashkëshorten e tij, 75-vjeçe para se t’i jepte fund jetës.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur brenda familjes, ndërsa rrethanat dhe motivet mbeten ende të paqarta. Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie./Dosja.al

krim në familje fier vrasje

Sondazh

Poll